Subscribe to RSS

Laçi-Kukësi, kur një superndeshje futbolli njolloset nga dhuna e papërligjur…

Share Button

AlbanianSport.net 26/11/2017 13:25

ASNN – Laçi-Kukësi ishte një sfidë që vërtet dhuroi vetëm një gol, atë të miqve, por, në anë tjetër, dhuroi vetëm emocione dhe drithërima dhe një ritëm të jashtëzakonshëm. Por kjo ndeshje u njollos nga disa episode që nuk kanë lidhje me futbollin. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, por të tilla episode në dy javët e para të fazës së dytë, teksa është për t’u luajtur edhe afro 70 % e këtij sezoni, janë një këmbanë që duhet dëgjuar nga ata që kanë veshë…

Është për të ardhur keq sesi ajo që ishte padyshim një nga sfidat më të bukura të këtyre 12 javë të këtij sezoni të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të futbollit, Kategorisë Superiore, u njollos nga disa episode që nuk kanë lidhje me futbollin. Laçi-Kukësi ishte një sfidë që vërtet dhuroi vetëm një gol, atë të miqve që në minutën e 4-t, por në 86 minutat e tjera të kohës së rregullt dhe më 4-5 minutat e tjera  shtesë të dhëna për çdo pjesë loje, dhuroi vetëm emocione dhe drithërima dhe një ritëm të jashtëzakonshëm.

Por, përtej gjithë kësaj, gjithçka në fushën e blertë u zhvilluar në frymën e lojës së ndershme dhe respektit të ndërsjellë. Megjithatë, është për të ardhur keq që, jashtë fushës së blertë, nuk ndodhi kështu. Fillimisht kanë qenë tifozët kurbinas ata që kanë goditur në pjesën e parë lojtarin e Kukësit, Bujar Idrizi, si dhe në pjesën e dytë një tjetër lojtar të verilindorëve, brazilianin Elton Kale. Pamjet televizive tregojnë qartë çakmakët e hedhur në drejtim të dy futbollistëve miq nga tifozët vendas. Ajo që nuk u pa në transmetimet e drejtpërdrejta, sepse ndodhi në përfundim të ndeshjes, ishte goditja me gur e futbollistit Albi Alla.

Po kështu, dy prej tifozëve të paktë vendas që kishin “guxuar” të ishin të pranishëm në stadium, janë goditur me sende të forta pas përfundimit të ndeshjes dhe u është dhënë ndihma e parë nga stafi mjekësor i Kukësit në dhomat e zhveshjeve. Klubi i Kukësit ka dënuar gjithashtu edhe arrestimin e dy tifozëve miq nga policia lokale, duke theksuar se  “është paradoksale të ndalohen viktimat dhe jo agresorët”. Në deklaratën për shtyp, ku dënonte ashpër dhunën në Laç dhe gjykimin e ndeshjes, klubit verilindor deklaron se vendosi vijimin e lojës.

Edhe pse pohon se u shqyrtua edhe alternative që të tërhiqej ekipi nga fusha e lojës, pas goditjeve të Idrizit dhe Kalesë. “Klubi disponon gjithë fotot dhe pamjet e kësaj dhune dhe do t’i dërgojë në instancat përkatëse në FSHF, – shkruhet në deklaratën e kampionëve në fuqi të Shqipërisë, që më tej vijon: “Të gjitha shqetësimet tona ia kemi paraqitur dhe të deleguarit të FSHF-së. Theksojmë se nuk është hera e parë që gjatë ndeshjeve në Laç , ekipi ynë vihet përpara problemeve të tilla që cënojnë jo vetëm rregulloren e futbollit, por rrezikojnë seriozisht jetën e lojtarëve, stafit dhe tifozëve tanë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

Basketboll / Cici & Hoxhaj, në parket për Eliminatoret e Evropianit

Basketboll / Cici & Hoxhaj, në parket për Eliminatoret e Evropianit

AlbanianSport.net 11/02/2018 13:25 ASNN – Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2019 në basketboll

Lojërat Olimpike Dimërore, jepen 5 medalje të arta në ditën e parë

Lojërat Olimpike Dimërore, jepen 5 medalje të arta në ditën e parë

AlbanianSport.net 11/02/2018 11:35 ASNN – Olimpiada Dimërore “Pjongçeng 2018” e cila po vjen

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh