Subscribe to RSS

Legjionarët / Breshia e pohon: Emanuele Ndojin na e kërkojnë në Serinë A

Share Button

emanuele-ndoj-breshia

AlbanianSport.net 25.12.2016 08:50

ASNN – Një tjetër futbollist i ri shqiptar mund të bëhet shumë shpejt pjesë e klubeve të Serisë A, të cilat kanë shfaqur interes konkret për të. Bëhet fjalë për Emanuele Ndoj, i cili po luan rregullisht me Breshian në Serinë B dhe po ndiqet me interes nga klube të njohura. Konfirmimi ka ardhur edhe zyrtarisht nga administratori i përgjithshëm i klubit italian.

Emri i tij por përmendet gjithnjë e më shpesh, por, me afrimin e merkatos së janarit, duket se mesfushori shqiptar i Breshias, Emanuele Ndoj, mund të transferohet shpejt në Serinë A. Ndoj, i cili po luan rregullisht me Breshian në Serinë B, po ndiqet me interes nga klube të njohura. Konfirmimi ka ardhur nga administratori i përgjithshëm i këtij klubit, Rinaldo Sgramoli.

“Interesimi i Xhenoas për Morosinin është i ditur, por mund të them të njëjtën gjë për Bizolin, për të cilin interesohen shumë klube të tjera në A, ashtu si edhe për Ndojin”, – ka thënë ai për mediat italiane, duke vijuar: “Shpresoj që të gjithë të qëndrojnë deri në fund të sezonit këtu, edhe nëse arrijmë t’i shesim në janar, por nuk mund të garantoj asgjë.”

Vetë futbollisti ka thënë se për momentin është i lumtur që luan rregullisht me ekipin e parë të Breshias. “Të kalosh nga të rinjtë te ekipi i parë nuk është asnjëherë e lehtë, kohët dhe ritmet e lojës janë shumë të ndryshme, por ndjehem i kënaqur pasi kam luajtur mjaftueshëm deri tani, – deklaroi Ndoj. – Merkato? Kënaqesh kur dëgjon gjëra të tilla, por nuk di asgjë për merkaton.”

“Unë mendoj vetëm për të bërë sa më mirë me fanellën e Brescias”, – shtoi futbollisti shqiptar për mediat italiane. Ndoj u transferua në verën e vitit 2016 nga akademia e Romës tek Breshia, pasi klubi në fjalë pagoi 1.2 milionë euro për kartonin e mesfushorit të talentuar, i cili në të kaluarën ka luajtur me kombëtaret e Nën-17 dhe Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë.

Futbollisti po monitorohet aktualisht jo vetëm nga stafi i Nën-21-vjeçarëve, por edhe nga trajneri Xhovani De Biazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

AlbanianSport.net 10/01/2017 12:30 … vijon nga dje Ndërsa Fondriesti deklaroi: “Sot jemi këtu vetëm për një ditë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh