Subscribe to RSS

Legjionarët / Italia projekton Ndojin & Tafën me fanellën “axurre” një ditë

Share Button

AlbanianSport.net 06.01.2017 22:45

ASNN – Emigracioni shqiptar është një realitet i prekshëm me brezin e tij të dytë edhe përtej Adriatikut, në gadishullin e Apenineve, ku po lulëzojnë një numër talentesh që nuk është çudi t’i shohim edhe me fanellën e përfaqësueses “axurre” një ditë.

Kjo sepse Italia po kthen vëmendjen te talentet e rritur në akademitë e skuadrave vendase. “Corriere dello Sport” veçoi më të mirët në klubet e Serisë A dhe asaj B ku nuk mungojnë edhe emrat e shqiptarëve.

Emanuele Ndoj, pjesë i Breshias, dhe Shaqir Tafa, i të rinjve të Palermos, shikohen se futbollistë premtues të së ardhmes nga e përditshmja e njohur sportive italiane. Ndoj është mesfushor i rritur te ekipet zinxhir të Roma.

Dhe ky është sezoni i parë i tij si profesionist. 20-vjeçari është aktivizuar në 11 takime në Serinë B, duke spikatur për aq pak kohë sa i është dhënë. Ndërkaq, Tafa luan me të rinjtë e Palermo në qendër të mbrojtjes dhe është 18 vjeç.

Shaqir Tafa me 10 ndeshje në kampionatin në zhvillim është pikasur nga specialistët. Në akademitë e skuadrave italiane janë të shumtë lojtarët shqiptarë ku një pjesë e tyre kanë lindur në vendin fqinj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kur topi nuk të ka qejf fare si tip…

(Video) Kur topi nuk të ka qejf fare si tip…

AlbanianSport.net 31/03/2018 18:55 ASNN – Përmbledhje e episodeve qesharake, brenda dhe jashtë

(Video) Kristiano Ronaldo & 28 femrat e jetës së tij, një kaleidoskop

(Video) Kristiano Ronaldo & 28 femrat e jetës së tij, një kaleidoskop

AlbanianSport.net 31/03/2018 16:10 ASNN – Koleksioni mbresëlënës rozë, jashtë fushës së blertë

(Video) Brazili, aty ku futbolli është mënyrë jetese

(Video) Brazili, aty ku futbolli është mënyrë jetese

AlbanianSport.net 31/03/2018 12:30 ASNN – Xhonglime, spektakël dhe festë në vendin ku sfera e rrumbullakët

(Video) Manuel Nojer, 32 vitet e një “muri” të portës gjermane

(Video) Manuel Nojer, 32 vitet e një “muri” të portës gjermane

AlbanianSport.net 31/03/2018 09:45 ASNN – Kolazh i pritjeve mëtë bukura të njërit prej portierëve

Gjermania & Brazili, një “tango” euro-latine, si prelud i “Kalinkës” ruse…?

Gjermania & Brazili, një “tango” euro-latine, si prelud i “Kalinkës” ruse…?

AlbanianSport.net 31/03/2018 07:55 ASNN – Në fakt, është cilësuar gjithmonë si një klasike e futbollit

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh