Subscribe to RSS

“Leku letër”… Shifra të frikshme financiare për Botërorin 2022 në Katar

Share Button

AlbanianSport.net 09.02.2017 10:10

ASNN – Duhen edhe 5 vjet të tjera deri në organizimin e tij, por Kampionati Botëror i Futbollit në vitin 2022, që do të mbahet në Katar, që tani po ofron shifra të frikshme, sidomos financiare. Qeveria e vendit të Gjirit Persik është duke shpenzuar 500 milionë dollarë në javë për t’i përfunduar projektet e parashikuara, ndërsa vlera e përgjithshme do të arrijë në rreth 200 miliardë dollarë.

Qeveria e Katarit është duke shpenzuar 500 milionë dollarë në javë për t’i përfunduar projektet e parashikuara deri në fillim të Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili mbahet atje në vitin 2022. “Po shpenzojmë nga 500 milionë dollarë në javë dhe kështu do të vazhdojmë derisa t’i kryejmë punët, – ka deklaruar ministri i financave të vendit të vogël në Gjirin Persik, Ali Sharif Al-Emadi.

“Vlera e përgjithshme do të arrijë rreth 200 miliardë dollarë, – ka vijuar ai: – Nuk duam të gjendemi në situatë kur kampionati ka filluar, njerëzit janë në vendin tonë dhe ne ende të jemi duke punuar.” Al-Emadi ka theksuar se këto para nuk po shpenzohen vetëm për stadiume, por edhe për hotele, hekurudha dhe spitale. “Paratë janë të sigurta, megjithëse çmimi i naftës ka rënë”, – ka thënë ai.

“Infrastruktura e plotë do të kushtojë 200 miliardë, por nëse llogaritim vetëm objektet për futboll, ky nuk do të jetë botërori më i shtrenjtë”, – ka shtuar Al-Emadi. Megjithatë, duhet theksuar se ky Botëror është njollosur nga procesi i përzgjedhjes së vendit organizator, por edhe nga mënyra e trajtimit të punëtorëve që po kontribuojnë në ndërtimin e stadiumeve, ku nuk kanë munguar edhe incidentet e shpeshta me pasojë vdekjen.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / De Biazi: Nuk shoh arsye për dorëheqje. Xhaka? Bëjmë pa të

(Video) Kombëtarja / De Biazi: Nuk shoh arsye për dorëheqje. Xhaka? Bëjmë pa të

AlbanianSport.net 25.03.2017 20:45 ASNN – Përkundër asaj që është folur gjatë këtyre 24 orëve të

FSHF / Ndjesë publike për incidentin e shëmtuar, përjashtohen tifozët

FSHF / Ndjesë publike për incidentin e shëmtuar, përjashtohen tifozët

AlbanianSport.net 25.03.2017 18:55 ASNN – Ndjesë të sinqertë publike për incidentin e shëmtuar,

Nën-21-vjeçarët / Shpresat, “shterpë” në miqësoren e parë me Moldavinë

Nën-21-vjeçarët / Shpresat, “shterpë” në miqësoren e parë me Moldavinë

AlbanianSport.net 25.03.2017 17:05 ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve, e cila njihet

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, sot në miqësoren e parë moldave

Nën-21-vjeçarët / Shpresat e Bushit, sot në miqësoren e parë moldave

AlbanianSport.net 25.03.2017 11:35 ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve, e cila njihet

Skenat e “Renzo Barbera”, policia italiane arreston 1, skedon 77 tifozë shqiptarë

Skenat e “Renzo Barbera”, policia italiane arreston 1, skedon 77 tifozë shqiptarë

AlbanianSport.net 25.03.2017 09:45 ASNN – Skenat e shëmtuara që çuan edhe në ndërprerjen e përkohshme

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh