Subscribe to RSS

Lionle Mesi rinovon kontratën, tanimë “përjetësisht” me “adidas”-in

Share Button

AlbanianSport.net 11.02.2017 07:15

ASNN – Lionel Mesi ka bërë rinovimin e tij të parë për vitin 2017. Sulmuesi i Barcelonës ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë e mirënjohur botërore të veshjeve sportive “adidas”, një kontratë kjo që rezulton të mbajë palët të lidhur përjetësisht.

Kjo lëvizje e rikonfirmon Mesin si një ikonë të kësaj marke të njohur në nivel botëror. Ka qenë vetë argjentinasi ai që e bëri të ditur rinovimin me “adidas”, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Kjo është një tjetër goditje e markës së njohur ndërkombëtare, që, përveç Mesit, numëron si të sajat ikona të futbollit botëtor, të tilla si Mançester Junajtid, Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut, Juventusi, por edhe Rita Orën, ndër të tjera.

Tashmë ajo që shpresohet nga Barcelonëa sa i përket argjentinasit, është zgjatja e kontratës edhe me klubin katalan, e cila skadon në vitin 2018, por që i ka mbajtur pezull të gjithë në Spanjë.

Babai i futbollistit, Horhe Mesi tashmë ka mbërritur në Barcelonë dhe drejtuesit e klubit katalan do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo vizitë e tij për të përcaktuar detaje të tjera në lidhje me kontratën e re të futbollistit shtatshkurtër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

AlbanianSport.net 19/04/2018 15:30 ASNN – Apolonia është mposhtur edhe në ndeshjen e radhës

Peshëngritje / Kampionati Kombëtar i Moshave, gjithçka gati

Peshëngritje / Kampionati Kombëtar i Moshave, gjithçka gati

AlbanianSport.net 19/04/2018 13:20 ASNN – Peshëngritja shqiptare bëhet gati për Kampionatin e Moshave,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh