Subscribe to RSS

Lojërat Olimpike Dimërore, jepen 5 medalje të arta në ditën e parë

Share Button

AlbanianSport.net 11/02/2018 11:35

ASNN – Olimpiada Dimërore “Pjongçeng 2018” e cila po vjen ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ka dhënë të shtunën medaljet e arta në 5 disiplina. Suedezja Sharlotë Kalla fitoi të parën medalje të artë të Lojërave Olimpike “Pjongçeng 2018”, duke triumfua në garën e krosit të skiatlonit për femra. Ky sukses i Kallasë i mohoi norvegjezes Marit Bjërgen mundësinë për të marrë të 3-tën medalje të artë radhazi në këtë disiplinë, çka do të kishte qenë një rekord historik. Por skiatorja norvegjeze prapëseprapë e shkroi emrin e saj si sportistja me më shumë medalje të fituara në historinë e Olimpiadave Dimërore, pasi e argjendta e fituar të shtunën ishte e 11-ta për të. podiumin e plotësoi finlandezja Krista Parmakoski.

 

Lim Hjo-Xhun fitoi medaljen e parë të artë për vendin organizator, Korenë e Jugut, pasi triumfoi në garën e pistës së shkurtër në disiplinën e patinazhit të shpejtësisë. Ai ia shpërbleu plotësisht mbështetjen 12,000 të pranishmëve në Arenën e Akullt “Gangneung”, duke triumfuar në garën e 1,500 metrave. Në një finale dramatike, 21-vjeçari vendas mposhti sfidën e rekordmenit botëror të garës, holandezin Sjinkie Knegt, ndërsa podiumin e plotësoi Semen Elistratovi, rusi që garon si sportist i pavarur dhe nën siglën “OAR”, ap thënë ndryshe “Sportistët Olimpikë nga Rusian”.

 

Karlijn Ahtere’ekte bëri garën e jetës së saj, duke siguruar kurorën olimpike dhe duke e udhëhequr Holandën në një triumf të plotë në disiplinë e 3,000 metrave të patinazhit të shpejtësisë.  28-vjeçarja e siguroi medaljen duke regjistruar kohën 3 minuta, 59 sekonda e 21 të qindtat. Bashkëatdhetarja e saj, Ireen Wust, kampione olimpike në 2006-ën dhe në 2014-ën, ishte 8 të qindtat e sekondës, ndërsa holandezja tjetër, Antoinette de Jong, e mori medaljen e bronztë me kohën 4:00.02.

 

Laura Dahlmajer i siguroi Gjermanisë të parën medalje të artë të këtyre  Lojërave Olimpike, duke marrë një fitore në sprintin e biatlonit për femra. Vendin e dytë e mori norvegjezja Marte Olsbu, ndërsa Veronika Vitkova e Republikës Çeke u rendit e 3-ta. Kjo e së shtunës ishte medalja e parë olimpike e 24-vjeçares Dahlmajer dhe ajo iu fal kryesisht aftësive të saj thuajse të përsosura në qitje. Gjermanja fitoi bindshëm, me një epërsi prej 24 sekondash kundrejt Olsbusë, e cila, nga ana e saj, arriti me vështirësi ta mposhtte Vitkovën në duelin për medaljen e argjendtë.

 

Andreas Uellinger e shtangu kampionin e dyfishtë olimpik në fuqi, Kamil Stokun, duke fituar medaljen e artë në garën e kërcimit nga trampolina në disiplinën e kodrës normale, garë kjo që u kushtëzua shumë nga moti. Polaku Stok u rendit vetëm i 4-ti, pasi i riu gjerman triumfoi ndaj norvegjezit Johan Andre Forfangut, i cili la prapa bashkëatdhetarin e tij, Robert Johanson. Gara, e cila u zhvillua në temperatura deri në -11 gradë Celcius, u zgjat deri pas mesnate, për shkak të tekave të erës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

AlbanianSport.net 11/02/2018 22:35 ASNN – Në një ndeshje midis shkollave të mesme në periferi

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:55 ASNN – Me 58 pikë diferencë, baltiket ia kanë arritur qëllimit

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh