Subscribe to RSS

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Share Button

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05

ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën koreanojugore delegacioni kuqezi përbëhet nga dy sportistë, Suela Mëhilli dhe Erjon Tola. Të dy skiatorët do të garojnë në disiplinën e skive alpine, në garën e sllallomit gjigand dhe në atë të sllallomit. Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Koreja e Jugut, shefi i delegacionit kuqezi, Kliton Muça, ka sqaruar se janë finalizuar tashmë edhe datat dhe oraret e garave të tyre.

Ndonëse ky është edicioni i 23-të i Lojërave Dimërore, “Pjongçeng 2018” është Olimpiada e 4-t në të cilin Shqipëria po merr pjesë. Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën koreanojugore delegacioni kuqezi përbëhet nga dy sportistë, skiatorët Suela Mëhilli dhe Erjon Tola. Të dy skiatorët do të garojnë në disiplinën e skive alpine, në garën e slllallomit gjigand dhe në atë të sllallomit.

Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Koreja e Jugut me anë të linjës telefonike, shefi i delegacionit kuqezi, Kliton Muça, ka sqaruar se të shtunën është mbajtur mbledhja e Komisionit Teknik, i cili ka finalizuar edhe datën dhe orën e garave. Kështu, Suela Mëhilli, e cila merr pjesë në Olimpiadën e saj të dytë, do të zbresë e para në pistë më 12 shkurt, në ora 10:15 me orën lokale apo 02:15 e mëngjesit me orën e Tiranës, për të konkurruar në garën e sllallomit gjigand.

Ndërsa dy ditë më pas, po në të njëjtin orar, në ora 10:15 me orën lokale apo 02:15 e mëngjesit me orën e Tiranës, 24-vjeçarja do të konkurrojë në garën e sllallomit. Ndërkaq, skiatori Erjon Tola, që po merr pjesë në Olimpiadën e tij të 4-t, do të zbresë në pistë më 18 shkurt, në ora 10:15 me orën lokale apo 02:15 e mëngjesit me orën e Tiranës, për të konkurruar në garën e sllallomit gjigand.

Ndërsa 4 ditë më pas, po në të njëjtin orar, në ora 10:15 me orën lokale apo 02:15 e mëngjesit me orën e Tiranës, 31-vjeçari do të konkurrojë në garën e sllallomit. Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar të premten, duke nisur nga ora 12:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

AlbanianSport.net 11/02/2018 22:35 ASNN – Në një ndeshje midis shkollave të mesme në periferi

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:55 ASNN – Me 58 pikë diferencë, baltiket ia kanë arritur qëllimit

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

Basketboll / Cici & Hoxhaj, në parket për Eliminatoret e Evropianit

Basketboll / Cici & Hoxhaj, në parket për Eliminatoret e Evropianit

AlbanianSport.net 11/02/2018 13:25 ASNN – Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2019 në basketboll

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh