Subscribe to RSS

Luhet sot të parat e turit të 16-shes, spikat Tirana-Vllaznia (RTSH – 18:00)

Share Button

AlbanianSport.net 29/11/2017 10:40

ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, luan sot ndeshjet e para të turit të 16-shes dhe në lojë janë 10 skuadra të Kategorisë Superiore dhe 6 skuadra të Kategorisë së Parë. Shtatë nga 8 ndeshjet e sotme luhen duke nisur nga ora 14:00 dhe Besëlidhja përballet me Skënderbeun, Bylisi pret Luftëtarin, ndërsa në një duel të skuadrave të Kategorisë Superiore, Kamza ndeshet me Teutën.

Erzeni ka një sfidë të vështirë me kampionen në fuqi, Kukësin, ndërsa në dy duele të tjera midis ekipeve të Kategorisë së Parë dhe asaj Superiore, Turbina sfidon Flamurtarin, kurse Pogradeci Partizanin. Një tjetër duel midis ekipeve të Superiores, Lushnja përballet me Laçin, kurse sfida më e spikatur e turit të 16-shes është ajo që do të luhet në mbrëmje, midis Tiranës dhe Vllaznisë.

Kjo ndeshje, e quajtur ndryshe si derbi historik i futbollit shqiptar, është edhe një përsëritje e asaj ndeshjeje të fundit të sezonit të shkuar në Shkodër. Pas barazimit 0-0, Tirana ra, për herë të parë në histori, në Kategorinë e Parë, por bardheblutë janë fitues në fuqi të Kupës së Shqipërisë dhe do ta synojnë ta mbrojnë atë, si një biletë për të siguruar Evropën sezonin e ardhshëm.

Ndeshja Tirana-Vllaznia do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Kamza-Teuta 1-1, durrsakët marrin një gol të vyer në duelin e Kupës

Kamza-Teuta 1-1, durrsakët marrin një gol të vyer në duelin e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:55 ASNN – Ka qenë një ndeshje që premtoi shumë që në nisje të saj,

Mbyllet 8 të parat e turit të 16-shes, Flamurtari, Kukësi & Laçi, bindës

Mbyllet 8 të parat e turit të 16-shes, Flamurtari, Kukësi & Laçi, bindës

AlbanianSport.net 29/11/2017 15:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Futboll – Femra / Java e 7-të ruan binomin e kreut, Kinostudio-Vllaznia

Futboll – Femra / Java e 7-të ruan binomin e kreut, Kinostudio-Vllaznia

AlbanianSport.net 29/11/2017 13:25 ASNN – Në kuadër të javës së 7-të të futbollit të femrave, Apolonia

(Video) Partizani-Skënderbeu 0-0, shumë djersë për një pikë në Tiranë

(Video) Partizani-Skënderbeu 0-0, shumë djersë për një pikë në Tiranë

AlbanianSport.net 27/11/2017 19:05 ASNN – Kategoria Superiore ka mbyllur sot javën e 12-të, me sfidën kryesore të saj, atë që u luajt në mbrëmje në kryeqytet midis Partizanit dhe Skënderbeut. Kjo sfidë, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, u mbyll me shifrat 0-0. Partizani dhe Skënderbeu janë ndarë me rrjeta

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh