Subscribe to RSS

MAS / Reagimi ndaj FSHF: Mbështesin futbollin, por nuk e shkelim Kushtetutën

Share Button

MAS-logo

AlbanianSport.net 07.08.2015 17:15

ASNN – Nisur nga deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me refuzimin e nisjes së procedurave për dhënien e nënshtetësisë shqiptare të disa futbollistëve me origjinë Kosovare, Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë sqaron se, është e angazhuar të ndërtojë dhe garantojë politikat më të mira në drejtim të zhvillimit të sportit në vend, duke përfshirë këtu sportin e futbollit një nga sportet më të dashura për shqiptarët dhe që së fundi ka arritur të shënojë rezultate historike.

Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, është e angazhuar të ndërtojë dhe garantojë politikat më të mira në drejtim të zhvillimit të sportit në vend, duke përfshirë këtu sportin e futbollit një nga sportet më të dashura për shqiptarët dhe që së fundi ka arritur të shënojë rezultate historike.

Në rastet kur Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka propozuar dhënien e shtetësisë tek Presidenti i Republikës për disa futbollistë/e, kjo ka ndodhur për arsye se bazuar në dokumentacionin e secilit prej futbollistëve të depozituar në MAS nga Federata Shqiptare e Futbollit, ka rezultuar se këta futbollistë nuk plotësonin kriteret e parashikuara në nenin 9 të Ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, si dhe në ndarjen III, pika 2 të VKM nr. 554, datë 3.7.2013 “Për përcaktimin e procedurave për njohjen ose fitimin e shtetësisë shqiptare nga personat me origjinë shqiptare, me përjashtim të shtetasve të Republikës së Kosovës”.

Pjesa më e madhe e rasteve për të cilat nuk është propozuar dhënia e shtetësisë ka qenë fakti se nuk kishin mbushur moshën 18 vjec. Në rastet e tjera, nuk janë plotësuar kriteret e paraqitura në VKM nr. 554, në ndarjen III, pika 2 (e cila parashikon rastet kur mund t’u jepet nënshtetësia).

Ministria e Arsimit dhe Sportit thekson se është e angazhuar të mbështesë politikat e Federatës Shqiptare të Futbollit, sikundër edhe të Federatave të tjera, në drejtim të përthithjes së talenteve të rinj për ekipet kombëtare, duke kërkuar madje edhe ndryshime ligjore të cilat lehtësojnë procedurat për marrien e nënshtetësisë shqiptare në rastet kur ka një interes kombëtar.

Nga ana tjetër, MAS përgëzon FSHF, Kombëtaren Shqiptare dhe gjithë komunitetin e futbollit shqiptar në tërësi për arritjet historike në këto momente për futbollin shqiptar si dhe angazhohet të mbështesi maksimalisht me politika dhe investime konkrete në funksion të përmirësimit të cilësisë.

Prej dy vitesh MAS këmbëngul se ka ndërtuar një kulturë të re komunikimi dhe bashkëpunimi shumë të mirë me FSHF, Federatat e tjera dhe me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit të sportit shqiptar. Likujdimi i të gjitha detyrimeve shtetërore ndaj sportistëve elitar shqiptar, hartimi i politikave strategjike dhe financimi i një vlere prej 25 milion euro në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës së sportit është shembull i seriozitetit dhe vullnetit të kësaj qeverie për të investuar maksimalisht në rindërimin e sportit shqiptar.

Por sigurisht, MAS është e detyruar të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

AlbanianSport.net 03.10.2017 10:45 ASNN – Kukësi është mundur në fushën e vet nga Skënderbeu 1-2. Një humbje që duket se dhemb për të gjithë stafin drejtues, futbollistët dhe tifozët e skuadrës verilindore. Por pse u mund Kukësi në një ndeshje mjaft delikate për ecurinë e kësaj skuadre në kampionat? “Mendoj se Kukësi humbi se s’kishte

(Video) FSHF / Shulku sqaron Kategorinë e Dytë & nisjen e së Tretës

(Video) FSHF / Shulku sqaron Kategorinë e Dytë & nisjen e së Tretës

AlbanianSport.net 03.10.2017 07:05 ASNN – Debati i lindur mbi dy skuadrat që duhet të zbrisnin

(Video) Kasperi, 5-vjeçari polak që po mahnit me talentin e tij në futboll

(Video) Kasperi, 5-vjeçari polak që po mahnit me talentin e tij në futboll

AlbanianSport.net 21.09.2017 18:00 ASNN – Talenti është i lindur dhe ai bie në sy edhe në moshë

(Video) / Futboll – femra / UEFA kërkon ndëshkimin e PAOK-ut, shpreson Vllaznia

(Video) / Futboll – femra / UEFA kërkon ndëshkimin e PAOK-ut, shpreson Vllaznia

AlbanianSport.net 21.09.2017 14:20 ASNN – PAOK-u i Selanikut akuzohet nga organizmi që qeveris

(Video) Këshilla e De Biazit: Luani futboll italian si… Shqipëria ime!

(Video) Këshilla e De Biazit: Luani futboll italian si… Shqipëria ime!

AlbanianSport.net 21.09.2017 10:40 ASNN – Xhovani De Biazi ka një këshillë për skuadrat e vogla

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh