Subscribe to RSS

Mbyllet 8 të parat e turit të 16-shes, Flamurtari, Kukësi & Laçi, bindës

Share Button

AlbanianSport.net 29/11/2017 15:55

ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, po luan sot ndeshjet e para të turit të 16-shes dhe në lojë janë 10 skuadra të Kategorisë Superiore dhe 6 skuadra të Kategorisë së Parë. Gjashtë nga 8 ndeshjet e sotme janë luajtur duke nisur nga ora 14:00, kurse sfida më e spikatur e turit të 16-shes është ajo që do të luhet në mbrëmje, midis Tiranës dhe Vllaznisë.

Kjo ndeshje, e quajtur ndryshe si derbi historik i futbollit shqiptar, është edhe një përsëritje e asaj ndeshjeje të fundit të sezonit të shkuar në Shkodër. Pas barazimit 0-0, Tirana ra, për herë të parë në histori, në Kategorinë e Parë, por bardheblutë janë fitues në fuqi të Kupës së Shqipërisë dhe do ta synojnë ta mbrojnë atë, si një biletë për të siguruar Evropën sezonin e ardhshëm.

Ndeshja Tirana-Vllaznia do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00. Ndërkaq, pasdreke Besëlidhja është mundur minimalisht përballë Skënderbeut, Bylisi ka fituar 2-1 ndaj Luftëtarit, ndërsa në një duel të skuadrave të Kategorisë Superiore, Kamza është ndarë në barazim me Teutën.

Erzeni ka patur një sfidë të vështirë me kampionen në fuqi, Kukësin, që ka fituar 4-1 në Shijak, ndërsa në një tjetër duel midis ekipeve të Kategorisë së Parë dhe asaj Superiore, Turbina është shpartalluar 1-6 nga Flamurtarin. Një tjetër duel midis ekipeve të Superiores ka qenë ai ku Lushnja është mundur 1-3 nga Laçi, kurse sfida e fundit, Pogradeci-Partizanin, luhet të enjten pasdreke.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) 25 vitet e jetës së Nejmarit, një rrugëtim në kohë i brazilianit

(Video) 25 vitet e jetës së Nejmarit, një rrugëtim në kohë i brazilianit

AlbanianSport.net 13/01/2017 16:10 ASNN – Jeta e futbollistit më të shtrenjtë të botës, aktualisht

(Video) Partizani & Kamza, dy trajnerë ndryshe, dy miqësore ndryshe

(Video) Partizani & Kamza, dy trajnerë ndryshe, dy miqësore ndryshe

AlbanianSport.net 13/01/2017 12:30 ASNN – Të dyja ekipet shqiptare, Partizani dhe Kamza, i humbën

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

(Video) Luftëtari / Humb miqësoren e parë turke, 1-2 me Trabzonsporin

(Video) Luftëtari / Humb miqësoren e parë turke, 1-2 me Trabzonsporin

AlbanianSport.net 10/01/2017 10:40 ASNN – Luftëtari ka parashikuar në axhendën e tij të fazës stërvitore

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh