Subscribe to RSS

Minifutboll / TV1 Channel, fitues i të parës Kupë “Ymer Striniqi”

Share Button

Gaspër Marku 30.03.2017 18:55

ASNN – Përmes një veprimtarie të organizuar nga Shoqata Publicistike Sportive “Anton Mazreku”, në bashkëpunim me klubin e futbollit të femrave Juban Danja, u përkujtua figura e komentatorit të njohur sportiv, Ymer Striniqi, i ndarë nga jeta dy vite më parë. Për të qenë sa më pranë fushës së futbollit, që Striniqi aq shumë e kishte për pasion, ishte planifikuar zhvillimi i Kupës nën emrin e tij.

Në garë për ta fituar këtë kupë ishin me përfaqësues të televizioneve lokale të Shkodrës, TV1 Channel, TV Rozafa, Star Plus Tv dhe TV Antena. Pas dy ballafaqimeve eliminatore, ku TV1 Channel eliminoi Rozafen me penallti dhe TV Antena, Star Plusin, për të përcaktuar fituesit u luajt finalja mes TV1 Channel dhe TV Antena. Një finale kjo që foli tërësisht për ekipin e TV1 Channel.

Pasi fitoi thellësisht 6-0, ky i fundit u bë fituesi i turneut të parë “Ymer Striniqi”. Në mbylljen e aktivitetit krahas figurave të futbollit shkodran si Hysen Zmijani, apo të gjykimit si Mhill Shkëmbi, ishin dhe kolegë të afërt të Striniqit jo vetëm nga Shkodra, por dhe nga Lezha, Puka dhe Malësia e Madhe. Të pranishëm ishin dhe figura nga sporte të tjera si Eljaz Guri dhe Dushan Vaso.

Apo dhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri. Madje ky i fundit, së bashku me nipin e Ymer Striniqit, Eris Fani, dorëzuan kupën për skuadrën fituese TV1 Channel. Të pranishmit janë përshëndetur nga bashkëshortja e të madhit Ymer Striniqi, Perihani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Retro / Kur Prishtina mposhtte Partizanin e Beogradit…

(Video) Retro / Kur Prishtina mposhtte Partizanin e Beogradit…

AlbanianSport.net 05/01/2018 17:05 ASNN – Pamjet që na ka risjellë pas mëse 30 vitesh Komiteti

(Video) Zhorzh Ueah, rrugëtimi i një triumfatori, nga “Topi i Artë”, tek presidenca

(Video) Zhorzh Ueah, rrugëtimi i një triumfatori, nga “Topi i Artë”, tek presidenca

AlbanianSport.net 05/01/2018 15:25 ASNN – Zhorzh Ueah është konfirmuar tanimë zyrtarisht si president

In Memoriem / Atletika në zi, ndahet nga jeta Shaban Lundra

In Memoriem / Atletika në zi, ndahet nga jeta Shaban Lundra

AlbanianSport.net 22/12/2017 15:00 ASNN – Atletika shqiptare është në zi, ndërsa dje ka humbur

Hemilton: Nuk e synoj rekordin e Shumakerit, Fangio më josh si mundësi

Hemilton: Nuk e synoj rekordin e Shumakerit, Fangio më josh si mundësi

AlbanianSport.net 11/12/2017 14:25 ASNN – Piloti britanik i “Mercedes”-it, Ljuis Hemiltoni fitoi titullin

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

AlbanianSport.net 29/11/2017 18:35 ASNN – Kupa e Pavarësisë në volejboll është fituar nga Shqipëria.

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh