Subscribe to RSS

Nën-19-vjeçarët / Shqipëria e Bogdanit fiton turneun “Roma Caput Mundi”

Share Button

AlbanianSport.net 03.03.2017 14:35

ASNN – Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë është shpallur fituese e turneut “Roma Caput Mundi” që u zhvillua në kryeqytetin italian. Në finalen e këtij viti, skuadra e drejtuar nga trajneri i ri, Erjon Bogdani, mposhti Rumaninë me rezultatin e pastër 2-0, duke marrë hakun ndaj humbjes në finalen një viti më parë.

Nën-19-vjeçarët shqiptarë u shfaqën superiorë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre në këtë ndeshje duke e dominuar atë. Çela i dha epërsinë Kombëtares kuqezi në pjesën e parë, ndërkohë që, në atë të dytën, ishte Metolli ai që fiksoi fitoren e kuqezinjve të vegjël në shifrat 2-0.

Në rrugëtimin e saj drejt fitore së këtij turneu, Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve të Shqipërisë kishte mundur më parë Maltën, me rezultatin 2-1 dhe Anglinë, me rezultatin 2-0,  ndërkohë që skuadrën amatore të Italisë, pas barazimit 0-0 në kohën e rregullt, e eliminoi me shifrat 4-2 pas goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

AlbanianSport.net 10/01/2017 12:30 … vijon nga dje Ndërsa Fondriesti deklaroi: “Sot jemi këtu vetëm për një ditë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh