Subscribe to RSS

Nën-19-vjeçarët / Shqipëria zgjohet vonë & mundet 2-3 nga Gjermania

Share Button

euro-u-2019-logo

AlbanianSport.net 08.10.2016 16:55

ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve ka luajtur sot ndeshjen e dytë të saj në kuadër të grupit të 4-t eliminator të kësaj grupmoshe dhe kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerët Arjan Bellai dhe Sulejman Demollari janë mundur me rezultatin 2-3 nga Gjermania.  Ky takim, që u luajt në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, patët mundësi ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Grupi i 4-t Eliminator të Evropianit të Nën-19-vjeçarëve, ku Shqipëria është vendi organizator, i kanë nisur të enjten dhe sot janë luajtur ndeshjet e dyta. Siç dihet, ndeshjet po luhen në Tiranë dhe Durrës, përkatësisht në Stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Niko Dovana”. Skuadrat që bëjnë pjesë në grupin eliminator janë Gjermania, Republika e Irlandës, Gjibraltari dhe Shqipëria.

Pasi ishte mundur në ndeshjen e parë përballë Irlandës, ekipi kombëtar i Nën-19-vjeçarëve, që drejtohet nga trajnerët Arjan Bellai dhe Sulejman Demollari, është mundur edhe në ndeshjen e dytë nga Gjermania. Ka qenë një ndeshje me dy fytyra, pasi pjesën e parë kanë dominuar gjermanët, të cilët kanë shënuar 3 herë, në minutën e 8-të, të 33-të dhe të parë shtesë, përkatësisht me autorë Kohlertin, Shipnoskin dhe Bakun.

Ndërsa pjesa e dytë ka qenë mjaft e mirë për kuqezinjtë, të cilët kanë gjetur dy herë rrugën e rrjetës, me të njëjtin autor Zekën, që tregohet fillimisht i saktë nga pika e bardhë në minutën e 78-të dhe, në minutën e dytë shtesë depërton me sukses dhe mposht portierin gjerman. Por ishte shumë vonë për të shmagur humbjen dhe Gjermania fiton me rezultatin 3-2.

Sikundër ndeshjen e parë, edhe këtë takim patët mundësi ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ashtu siç do të ndodhë edhe me takimin e fundit në grup, që për Nën-19-vjeçarët kuqezinj është ai i 11 tetorit 2016 me Gjibraltarin po në kryeqytet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

AlbanianSport.net 10/01/2017 12:30 … vijon nga dje Ndërsa Fondriesti deklaroi: “Sot jemi këtu vetëm për një ditë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh