Subscribe to RSS

Nën-19-vjeçarët / Sot përballë Gjermanisë, drejtpërdrejt në RTSH (14:00)

Share Button

U-19-Kombetarja-blu

AlbanianSport.net 08.10.2016 10:40

ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve luan sot ndeshjen e dytë të saj në kuadër të grupit të 4-t eliminator të kësaj grupmoshe dhe përballë kuqezinjve të drejtuar nga trajnerët Arjan Bellai dhe Sulejman Demollari do të jetë Gjermania.  Këtë takim, që do të luhet në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Të enjten kanë nisur edhe ndeshjet e grupit të 4 Eliminator të Evropianit të Nën-19-vjeçarëve, ku Shqipëria është vendi organizator. Siç dihet, ndeshjet do të luhen në Tiranë dhe Durrës, përkatësisht në Stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Niko Dovana”. Skuadrat që bëjnë pjesë në grupin eliminator janë Gjermania, Republika e Irlandës, Gjibraltari dhe Shqipëria.

Ekipi kombëtar i Nën-19-vjeçarëve, që drejtohet nga trajnerët Arjan Bellai dhe Sulejman Demollari, është mundur në ndeshjen e parë, përballë Irlandës, duke u ndëshkuar nga një 11-metërsh i akorduar për miqtë në pjesën e parë. Ndërkohë, sot pasdite, duke nisur nga 14:00, Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve do të përballet me skuadrën më të fortë të grupit, Gjermaninë, e cila, në ndeshjen e parë, mundi thellë Gjibraltarin 5-0.

Sikundër ndeshjen e parë, edhe këtë takim do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Ndeshja Shqipëri-Gjermani do të luhet në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ndërsa takimi i fundit në grupin e 4-t për Nën-19-vjeçarët kuqezinj është ai i 11 tetorit 2016 me Gjibraltarin po në kryeqytet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

AlbanianSport.net 03.10.2017 10:45 ASNN – Kukësi është mundur në fushën e vet nga Skënderbeu 1-2. Një humbje që duket se dhemb për të gjithë stafin drejtues, futbollistët dhe tifozët e skuadrës verilindore. Por pse u mund Kukësi në një ndeshje mjaft delikate për ecurinë e kësaj skuadre në kampionat? “Mendoj se Kukësi humbi se s’kishte

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

(Video) FSHF / Shulku sqaron Kategorinë e Dytë & nisjen e së Tretës

(Video) FSHF / Shulku sqaron Kategorinë e Dytë & nisjen e së Tretës

AlbanianSport.net 03.10.2017 07:05 ASNN – Debati i lindur mbi dy skuadrat që duhet të zbrisnin

(Video) Kasperi, 5-vjeçari polak që po mahnit me talentin e tij në futboll

(Video) Kasperi, 5-vjeçari polak që po mahnit me talentin e tij në futboll

AlbanianSport.net 21.09.2017 18:00 ASNN – Talenti është i lindur dhe ai bie në sy edhe në moshë

(Video) / Futboll – femra / UEFA kërkon ndëshkimin e PAOK-ut, shpreson Vllaznia

(Video) / Futboll – femra / UEFA kërkon ndëshkimin e PAOK-ut, shpreson Vllaznia

AlbanianSport.net 21.09.2017 14:20 ASNN – PAOK-u i Selanikut akuzohet nga organizmi që qeveris

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh