Subscribe to RSS

Parku Olimpik i Tiranës, premtohet përurimi i tij në maj

Share Button

Gjergj Vyshka 28.03.2017 16:15

Parku Olimpik, ashtu sikurse e ka të shkruar në tabelën prezantuese në hyrje të tij, do të inaugurohet në maj. Të paktën ky është premtimi që përsëritet tashmë shpesh nga zyrtarët. Parku Olimpik i Tiranës, atje ku bëhën bashkë të gjitha strukturat zinxhir të sportit, Federatat, por dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, pritet të hapë dyert për sportistët më elitarë të vendit në muajin maj.

Jo vetëm kaq, por në të do të ketë palestra funksionale dhe moderne për peshëngritjen, mundjen, karatenë, boksin, pa harruar këtu dhe sallën sportive. Madje në të, ndërsa tashmë dhe është parë nga drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Shahut, do të ketë dhe një sallë funksionale, e cila do t’i shërbejë më së miri Akademisë së Shahut, që drejtohet nga Mjeshtri i Madh Ndërkombëtar, Erald Dervishi.

Në këtë kompleks të ri sportiv përfshihen të gjitha federatat olimpike, palestrat përkatëse për stërvitje dhe salla e madhe e lojërave me dorë, ku do të organizohen eventet kombëtare e ndërkombëtare të basketbollit dhe volejbollit. Salla e lojërave me dorë ka një kapacitet prej 1200 vendesh dhe në të do të zhvillojnë fazën përgatitore dhe stërvitjen ekipet kombëtare të lojërave me dorë në prag të veprimtarive të tyre ndërkombëtare.

Aq më tepër që volejbolli i meshkujve dhe i femrave do të jetë pjesëmarrës në Ligën e Evropës, ndërsa nga data 9, deri më 11 qershor 2017 për femra në Shqipëri dhe nga data 23, deri më 25 qershor për meshkuj, po në Shqipëri, do të mirëpresin një nga stacionet e kësaj veprimtarie. Pa harruar që kombëtarja e basketbollit të meshkujve, nga data 2, deri më 19 gusht 2017 përballë Austrisë dhe Holandës do të luajë fazën eliminatore të Kampionatit Botëror.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Taekuondo  (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open” vijon të bëjë historinë në tapet

Gjergj Vyshka 07.05.2017 07:55 “Top Tirana Open” në vitin e 6-të të tij, jo vetëm që ka zyrtarizuar

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

Aeronautikë / Botërori nis “fluturimin” 10-ditor, pushtohet qielli i Vlorës

AlbanianSport.net 06.05.2017 22:45 ASNN – Kampionati i 9 -të Botëror i Fluturimeve të Lira në Precizion,

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

(Video) Taekuondo (W) / “Top Tirana Open 2017”, mbyllet me sukses edicioni i 6-të

AlbanianSport.net 06.05.2017 21:35 ASNN – Një shtysë e mirë për zyrtarizimin e këtij turneu si një

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Çiklizëm / Presidenti Anxhaku: Një garë e jashtëzakonshme e Zhupës!

Gjergj Vyshka 06.05.2017 10:25 “Është një garë e jashtëzakonshme e Zhupës, – ka thënë kreu

Çiklizëm / Eugert Zhupa, shqiponja kuqezi në Xhiron e Italisë

Çiklizëm / Eugert Zhupa, shqiponja kuqezi në Xhiron e Italisë

Gjergj Vyshka 06.05.2017 08:45 Për 201 kilometra është në grupin e parë të çiklistëve, ndërsa

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh