Subscribe to RSS

Përmbledhja / Atletika shqiptare e 2017-ës, me firmën e Smajlajt (II)

Share Button

AlbanianSport.net 06/01/2018 07:55

… vijon nga dje

Është pikërisht atleti Izmir Smajlaj ai që është kurorëzuar kampion i Gadishullit në disiplinën e kërcimit së gjati, duke arritur rezultatin 7 metra e 98 centimetra. Kjo distancë, të cilët shkodrani e arriti pikërisht në kërcimin e fundit, atë të 6-tin, përbën edhe një rekord të ri kombëtar për kërcimin së gjati në salla të mbyllura. Rekordin e mëparshëm e mbante vetë Smajlaj, me 7 metra e 83 centimetra. Duhet theksuar se 23-vjeçari i talentuar mban edhe rekordin e kërcimit së gjati në salla të hapura, me 8 metra e 3 centimetra, si dhe të dy rekordet e kërcimit 3-hapësh, si në salla të mbyllura, me 15 metra e 53 centimetra, ashtu edhe në salla të hapura, me 16 metra e 30 centimetra.

Kjo garë e shkëlqyer e atletit shkodran premtonte mjaft edhe për Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura, që do të zhvillohet pas një jave po në Beograd. Dhe Izmir Smajlaj ka vijuar të shpallet “kampion” i Evropës në kërcim së gjati, në Kampionatin Evropian të Sallave të Mbyllura në Beograd, me një paraqitje mbresëlënëse që shkroi historinë. Izmir Smajlaj e siguroi kurorën e kampionit të Evropës me provën e fundit të garës, ku regjistroi largësinë 8 metra e 8 centimetra. Kështu pra, për të dytën herë brenda pak ditësh, talenti shqiptar, Izmir Smajlaj, është ngjitur në krye të podiumit.

Dhe pasi ishte shpallur pak ditë më parë “kampion” i Ballkanit, Smajlaj ka bërë që në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, të ngrihet lart flamuri kuqezi dhe të këndohet himni kombëtar. Ndërkaq, pas një veprimtarie me nivel të lartë, siç ishte Kupa e Shqipërisë, e zhvilluar në fund të prillit në Stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria është rikthyer në qershor tek një tjetër sukses në pistë. David Nikolli është emblema e Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik, ndërsa ka marrë medaljen e artë në 3000 metra me 8 minuta e 31 sekonda e 45 të qindtat.

Për kuqezinjtë dhe një medalje e bronztë në stafetën 4 x 400 metra djem, kurse kështu Ballkaniada cilësohet pozitive për mbretëreshën e sporteve në vend. Natyrisht, atletika ka qenë në vëmendjen e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që ka sjellë drejtpërdrejt në transmetime maratonë në kanalin RTSH Sport, por edhe në RTSH 1 të Botërorit të Atletikës, që u mbajt në Londër përgjatë gjysmës së parë të gushtit dhe që kulmoi me tërheqjen nga atletika të rekordmenit legjendar, Jusein Bolt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:55 ASNN – Nisi me një humbje viti 2018 për Rafael Nadali. Pasi

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 17:05 ASNN – “Idea e parakalimit të dy Koreve së bashku me dy flamuj

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

AlbanianSport.net 10/01/2017 16:10 ASNN – Pasi mbrojti titullin “kampion bote” sezonin e fundit

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh