Subscribe to RSS

Përsëri Maroku… “e 4-ta, e vërteta” për organizimin e Botërorit?!

Share Button

AlbanianSport.net 24/03/2018 08:50

ASNN – Maroku nuk është tërhequr, madje ditët e fundit ka paraqitur edhe kandidaturën për të organizuar Botërorin e vitit 2026 në emër të kontinentit afrikan, pavarsisht një sfide të fortë që paraqet kandidatura e përbashkët amerikanoveriore e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës. Dy ditë pasi e ka dorëzuar dosjen e plotë në FIFA, kreu i Komitetit të Kandidaturës së Marokut, Mulej Hafid Elalami bëri të ditur para shtypit gatishmërinë e vendit të tij për ta mirëpritur këtë veprimtari madhore futbollistike.

“Asgjë nuk ka përfunduar dhe Maroku i ka të gjitha mundësitë”, – tha ai. Mbretëria afrikano-veriore ka përzgjedhur paraprakisht edhe 12 qytetet që do ta mirëprisnin Botërorin, si dhe ka propozuar edhe 14 stadiumet. Kazablanka, qendra ekonomike e Marokut, dhe Marrakeshi, kryeqyteti turistik i venditkanë secili nga dy stadiume, ndërsa 10 të tjerët do të shpërndahen nëpër qytete të tjera të vendit. Stadiumi më i madh do të jetë ai i Tanzhierit dhe do të ketë një kapacitet prej 93,000-vendesh.

Një nga epërsitë e kandidaturës marokene është edhe ora e zhvillimit të ndeshjeve, që përkon me Meridianin e Grinuiçit, njohur shkurt si  GMT, çka do t’u mundësojë sportdashësve një përllogaritje më të thjeshtë të orarit në vendet e tyre, – tha Elalami, i cili është në të njëjtën kohë edhe Ministër i Industrisë. Ai shtoi se Maroku ofron hyrjen pa vizë për qytetarët e mbi 70 vendeve të botës, ndërsa largësia e stadiumeve nga njëri-tjetri nuk është e madhe dhe u mundëson sportdashësve të lëvizin lirisht nga njëri tek tjetri.

Maroku ka kandiduar edhe më parë, por pa sukses, edhe për Botërorin e 1994-ës, 1998-ës dhe 2006-ës. Megjithatë, kandidatura e përbashkët SHBA-Kanada-Meksikë shihet si favorite për të mirëpritur Botërorin e 2026-ës, që do të zhvillohet, për herë të parë, me një numër rekord prej 48 ekipesh pjesëmarrëse, nga 32 që ka aktualisht. Vendimi për organizatorin e këtij Botërori do të merret më 13 qershor të këtij viti në Moskë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kur topi nuk të ka qejf fare si tip…

(Video) Kur topi nuk të ka qejf fare si tip…

AlbanianSport.net 31/03/2018 18:55 ASNN – Përmbledhje e episodeve qesharake, brenda dhe jashtë

Ali Rezai, një iranian “kampion” në Tiranë, që aspiron kuqezi…

Ali Rezai, një iranian “kampion” në Tiranë, që aspiron kuqezi…

AlbanianSport.net 31/03/2018 18:00 ASNN – Jeta nuk ka qenë e drejtë për Ali Rezain. Teksa e shikon

(Video) Kristiano Ronaldo & 28 femrat e jetës së tij, një kaleidoskop

(Video) Kristiano Ronaldo & 28 femrat e jetës së tij, një kaleidoskop

AlbanianSport.net 31/03/2018 16:10 ASNN – Koleksioni mbresëlënës rozë, jashtë fushës së blertë

(Video) Brazili, aty ku futbolli është mënyrë jetese

(Video) Brazili, aty ku futbolli është mënyrë jetese

AlbanianSport.net 31/03/2018 12:30 ASNN – Xhonglime, spektakël dhe festë në vendin ku sfera e rrumbullakët

(Video) Manuel Nojer, 32 vitet e një “muri” të portës gjermane

(Video) Manuel Nojer, 32 vitet e një “muri” të portës gjermane

AlbanianSport.net 31/03/2018 09:45 ASNN – Kolazh i pritjeve mëtë bukura të njërit prej portierëve

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh