Subscribe to RSS

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Share Button

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15

ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Federatës dhe, me këtë vendim individual I hoqi Shqipërisë të drejtën e mipritjes dhe organizimit të Evropianit të prillit, vazhdon të thellohet edhe më tepër në komunitetin e sportit më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtar. 1/3-ta e anëtarëve të mandatuar ka firmosur një kërkesë për thirrjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme, ku kërkohej mbajtja e zgjedhjeve për president, shkarkimi i anëtarëve të Komitetit aktual Drejtues dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të tij.

Pas kësaj kërkese, të datës 25 janar 2018, që është protokolluar, pa asnjë arsye të qenësishme, vetëm më 5 shkurt, Komiteti aktual Drejtues, i mbledhur në kryeqytet ka vendosur për pranimin e pjesshëm të kësaj kërkese. Pra, Asambleja e Jashtëzakonshme, që do të mbahet më 5 prill 2018, do të ketë si rend dite vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së presidentit të ri të Federatës, ndërsa dy pikat e tjera, shkarkimi i anëtarëve të Komitetit aktual Drejtues dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të tij, nuk është pranuar, sepse bie ndesh me Statutin e FSHP-së, pasi kanë mandat katërvjeçar.

I vetmi problem që ngrihet këtu, është se, si në Federatën Evropiane dhe atë Botërore e dinë që në peshëngritjen shqiptare nuk ka as president e as kryesi. Një gjë të tillë e pati pohuar në 10-ditëshin e dytë të janarit edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Hasan Akush. Përtej kësaj, por dhe sikur të merret e mirëqenë në firmat e vendosura pas vendimit ka lëvizje në emra të anëtarëve të Komitetit Drejtues.

Nuk ka firmosur Nesim Hodo dhe Gudar Beqiraj, që në fakt nuk është i zgjedhur anëtar kryesie dhe si i tillë nuk mund të jetë as zëvendëspresident, apo dhe president i komanduar. Ashtu si rastësisht Kristi Kana, Erion Cuku dhe Dritan Kambo kanë zëvendësuar Sami Pulakun, Adnand Halilin dhe Artjon Çaushllarin, që çuditërisht mungojnë. Por Komiteti Drejtues i zgjedhur në nëntor 2016 në Vlorë përbëhej nga: Elez Gjoza (president i dorëhequr), Sami Pulaku, Adnand Halili, Ilir Topuzi, Asim Belinova, Endri Karina, Nesim Hodaj, Artjon Çaushllari, Kreshnik Leka.

Nga kjo kryesi kanë firmosur Asim Belinova, Ilir Topuzi, Endri Karina dhe Kreshnik Leka. Një njohës i mirë i jurisprudencës dhe statuteve të organizmave sportivë ka sqaruar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se anëtarët e Komitetit Drejtues mund të ndërrohen, por kjo duhet bërë duke informuar Asamblenë e Përgjithshme dhe duke respektuar rendin e votave të marra, në rastin konkret, në Asamblenë e Vlorës në 2016-ën. Gjë që nuk rezulton të jetë respektuar në rastin aktual të FSHP-së.

Për më tepër, në statutin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, po në nenin 18, pika 5, thuhet: Komiteti Drejtues vendos për rendin e ditës kur Asamblenë e thërret ai. Kur ajo mbahet me kërkesë të 1/3 të delegatëve, rendi i ditës duhet të përmbajë pikat e ngritura nga këto anëtarë. Në këtë mënyrë, Federata Shqiptare e Peshëngritjes dhe Komiteti Drejtues i saj vazhdojnë të marrin vendime  që i bien ndesh me statutin e saj. Për këtë arsye, ka lindur nevoja për një ndërhyrje të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në mënyrë që Asambleja e 5 prillit të mos jetë një zgjatim i gjithë absurditetit që ka mbërthyer shtangën, por fundi i tij dhe zanafilla e një faqeje të re të këtij sporti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Basketboll / Cici & Hoxhaj, në parket për Eliminatoret e Evropianit

Basketboll / Cici & Hoxhaj, në parket për Eliminatoret e Evropianit

AlbanianSport.net 11/02/2018 13:25 ASNN – Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2019 në basketboll

Lojërat Olimpike Dimërore, jepen 5 medalje të arta në ditën e parë

Lojërat Olimpike Dimërore, jepen 5 medalje të arta në ditën e parë

AlbanianSport.net 11/02/2018 11:35 ASNN – Olimpiada Dimërore “Pjongçeng 2018” e cila po vjen

Java e 11-të, Partizani frenon Erzenin, bën “rrokadën” e kreut të renditjes

Java e 11-të, Partizani frenon Erzenin, bën “rrokadën” e kreut të renditjes

AlbanianSport.net 11/02/2018 10:40 ASNN – Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj ka luajtur

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh