Subscribe to RSS

Peshëngritje / Kosova i rrezikon Spanjës Evropianin e tetorit në La Korunja

Share Button

AlbanianSport.net 31/03/2018 11:35

ASNN – Çështja e Kosovës është shndërruar në një problem edhe në rrafshin sportiv për vendet që ende nuk e njohur atë. Kështu, Spanja rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për Të Rinjtë dhe Nën-23-vjeçarët, për shkak se ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Spanja është një nga 5 vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, ndërs vendet e tjera janë Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Megjithatë, kjo e fundit i ka lejuar sportistët e Kosovës të marrin pjesë në Evropianin e Peshëngritjes për Të Rritur, që ka nisur në Bukuresht.  Por, përsa kohë që Ministria e Sporteve në Spanjë nuk miraton zyrtarisht pajisjen me viza të peshëngritësve, trajnerëve dhe zyrtarëve nga Kosova, atëherë Evropiani i Peshëngritjes për Të Rinjtë dhe Nën-23-vjeçarët, që duhet të mbahet në La Korunja në javën e fundit të tetorit, do të zhvendoset gjetkë.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, e cila ka sqaruar se po shqyrton kandidatura të tjera sa i përket vendeve organizatore të kësaj veprimtarie kontinentale. Më herët, edhe pjesëmarrja e sportistëve të Kosovës në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 që mbahen në muajin qershor në Tarragona, ishte bërë çështje në mediat spanjolle.

Pjesëmarrja e ekipit të Kosovës në Spanjë, vendin që nuk e ka njohur Kosovën dhe pasaportat e saj, është argumentuar edhe një herë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Spanjës, Alehandro Blanko, i ka bërë thirrje që sporti të mos përzihet me politikën. Ky apel ka bërë efekt, pasi Spanja ka bërë një hap prapa dhe do t’i pajisë sportistët e Kosovës me viza. Pritet të shikohet nëse një gjë e tillë do të gjejë zbatim edhe në rastin e peshëngritjes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

AlbanianSport.net 19/04/2018 17:40 ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh