Subscribe to RSS

Sava Thaka, shqiptarja e parë në volejbollin polak thyen edhe tabutë (I)

Share Button

AlbanianSport.net 16.02.2017 19:35

ASNN – Volejbollistja shqiptare, Sava Thaka, bëri hapin e madh të karrierës këtë vit, duke u zhvendosur nga kampionia e Shqipërisë, Barleti Voleji, në kampionatin polak, ku tanimë militon në radhët e ekipit të KSZO Ostroviecit.

24-vjeçarja spikati me kombëtaren kuqezi të femrave në grupin eliminator të Ligës së Evropës, që i luajti ndeshjet pikërisht në Poloni dhe në Shqipëri, çka tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të skuadrës së KSZO Ostroviecit, që i ofruan një kontratë.

Përveç paraqitjes së saj, volejbollistja simpatike shqiptare ka tërhequr vëmendjen e medias vendase edhe për faktin se ka një miqësi të ngushtë me bashkëlojtaren e saj serbe, Aleksandra Joçiç.

Nisur nga ky fakt, por edhe për të zbuluar më tepër për të parën import shqiptar në volejbollin polak, media vendase “SportoweFakty” (Fakti Sportiv), i ka bërë Thakës një intervistë të gjatë, të cilën AlbanianSport.net jua sjell këtu në dy pjesë dhe sot është pjesa e parë, ndërsa nesër e dyta.

 

Miqësi përtej kufinjve…

 

Sava Thaka e KSZO Ostroviecit është e vetmja shqiptare, por tanimë meriton të quhet me të vërtetë unike në kampionatin tonë të volejbollit. Sepse mikja e saj është më e rëndësishme sesa historia midis Serbisë dhe Shqipërisë.

 

– Le ta nisim me miqësinë tuaj me shoqen tënde të skuadrës, Aleksandra Joçiç…

– Ne jetomë bashkë në Ostroviec dhe ndjehemi shumë mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe jo vetëm si shoqe që ndajmë një apartament. Kemi karaktere shumë të ngjashme dhe e kuptojmë njëra-tjetrën në mënyrë thuajse të përsosur në gjithçka. Mund të themi pa frikë se jemi mikesha të mira dhe madje shpesh bëjmë shaka dhe themi se jemi motra binjake. Në fakt, kjo është thuajse e vërtetë, pasi unë jam vetëm 3 ditë më e madhe sesa Sanji (nofka e Joçiçit).

 

– E bëmë këtë pyetje sepse Serbia dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie mjaft të vështirë dhe Kosova është një nga pikat më të nxehta. Prapëseprapë, ju e keni problem të flisni për miqësinë tuaj me miken serbe dhe të postoni edhe foto me të…

– Pyetje e mirë kjo, sepse shpesh njerëzit më pyesin për këtë gjë. Për mendimin tim, midis serbëve dhe shqiptarëve nuk ka edhe aq shumë armiqësi dhe grindje. Ky është një problem që vihet re më tepër në media, e cila shpesh i ekzagjeron gjërat dhe krijon një atmosferë të pakëndshme konflikti. Nga përvoja ime, popujt e të dy vendeve dëshirojnë të jetojnë së bashku në harmoni dhe paqe. Dhe unë e Aleksandra jemi dëshmi e kësaj.

 

– Mesa duket, shumë nga bashkatdhetarët e tu pyesin të habitur për miqësinë tënde me serben, apo jo?

– Miqve të mi më të mirë u pëlqen Sanja dhe nuk e kanë absolutisht problem që ne jemi mike. Ne e kemi vendosur madje që, kur të mbyllim sezonin në Poloni, ne do të shkojmë bashkë për pushime dhe do të vizitojmë vendet përkatëse. Sa u përket mendimeve të të tjerëve, ne jetojmë për veten tonë dhe jo për të tjerët dhe prandaj nuk më interesojnë komentet e të tjerëve.

 

– Por, vetëm pak vite më parë, pati trazira në një ndeshje futbolli midis Serbisë dhe Shqipërisë, që e pati zanafillën tek një “dron” me flamur. Nuk është e vështirë të vëresh se marrëdhëniet e ndërsjella midis dy kombeve janë ende të mbushura me paragjykime dhe urrejtje…

– Siç e thashtë edhe më parë, shumica e kësaj vërehet nëpër media. Çdo ditë, popujt e çdo kombësie janë të aftë të duan, respektojnë dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt. Mua më duket se kjo i karakterizon edhe popujt e Ballkanit.

 

Vijon nesër…

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

MMA / Hadribeaj & Doskja, me para nga xhepi në Botërorin e Bahreinit

Gjergj Vyshka 03.10.2017 09:50 Presidenti i Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira, Arjan Rizaj,

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh