Subscribe to RSS

Shah / Shqipëria pret Botërorin e Shkollave & Takimin e Frankofonisë në 2018-ën

Share Button

AlbanianSport.net 06/01/2018 13:00

ASNN – Siç dihet, Shqipëria e shahut ka fituar që në shtator të 2016-ës të drejtën e organizimit të dy veprimtarive të rëndësishme për vitin 2018. Një gjë e tillë u vendos në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, atje ku është mbajtur në 10-ditëshin e parë të shtatorit të 2016-ës, edhe Olimpiada e 42-të Botërore e Shahut dhe ku e pranishme ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut, Majlinda Pilinçi.

Kampionati Botëror i Shkollave dihej, por Shqipëria ishte në tentativë për turneun e Frankofonisë, gjë që është arritur pas përfundimit të punimeve të Asamblesë. “Janë këto dy veprimtari të rëndësishme, por dhe Olimpiada Botërore, e cila do të zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, që do të na bëjnë për të përcaktuar objektiva të mëdha për këto dy vjet”, – pati deklaruar atëherë Pilinçi.

Në fakt, për këtë qëllim, në mesin e 2016-ës, pati mbërritur në Tiranë edhe  presidenti i Shoqatës Botërore Frankofone të Shahut, Patrik Van Holand. Shqipëria është që nga viti 1999, pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. Dhe, në një njoftim në faqen e saj në Internet, Shoqata Botërore Frankofone të Shahut ka bërë të ditur se Shqipëria dhe kryeqyteti i saj, Tirana, do të mirëpresin Takimin e 6-të Ndërkombëtar të Shahut Frankofon.

Ky takim do të mbahet në Hotel “Tirana International”, nga data 25 gusht, deri më 2 shtator 2018. Ndërkaq, Kampionati Botëror i Shkollave më 2018-ën do të zhvillohet në Durrës. E kjo vjen pas “matçit” botëror për femra më 2011 në Tiranë mes kinezes Hou Ji Fan dhe indianes Koneru, por dhe turneut ndërkombëtar të Durrësit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:55 ASNN – Nisi me një humbje viti 2018 për Rafael Nadali. Pasi

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 17:05 ASNN – “Idea e parakalimit të dy Koreve së bashku me dy flamuj

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

AlbanianSport.net 10/01/2017 16:10 ASNN – Pasi mbrojti titullin “kampion bote” sezonin e fundit

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh