Subscribe to RSS

Shala zgjedh Holandën, Kosova humb njërin prej boksierëve më të mirë

Share Button

boks-kosove-azis-salihu-naser-shala

AlbanianSport.net 06.12.2016 19:00

Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, Kosova e ka humbur njërin prej boksierëve më të mirë të saj. Fjala është për Naser Shalën, i cili e përfaqësoi Kosovën edhe në Lojërat Evropiane “Baku 2015”. Ndërsa tani synon ta përfaqësojë Holandën në “Olimpiadën 2020”. Shala thotë se u tradhtua shumë keq në Prishtinë nga drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Boksit, sa që e bënë madje të turpërohet edhe para familjes së tij.

Prandaj iku në Holandë, ku ka gjetur kushte për t’i shëruar plagët shpirtërore që i kishte pësuar në Kosovë, shkruan sot Gazeta “Zëri”. Boksieri prizrenas vazhdon të merret me këtë sport luftarak, ndërkohë që klubi ia ka siguruar edhe një punë. Ai ndihet mjaft i lumtur me jetën në Holandë. Largimi i Shalës nga Kosova për në Holandë lidhet me “tradhtinë”, të cilën thotë ai se ia bënë “shefat” e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të Federatës së Boksit të Kosovës.

Ai kishte punuar shumë dhe kishte sakrifikuar gjithçka që ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e Rios, por në fund mbeti i zhgënjyer, pasi nuk u realizuan premtimet që ju dhanë dhe thotë: “Zhgënjimi im në Kosovë kanë qenë Besim Hasani (kryetari i KOK-ut), Ramadan Selimi (kryetari i FboxK-së) dhe Mehmet Bogujevci (sekretari i FboxK-së), pasi të tre më premtuan një vit e gjysmë më herët se do të më ndjekin rrugës për në “Rio 2016”.

“Më premtuan rrogë deri në 300 euro, por asnjëra prej këtyre nuk u realizuan, – ka vijuar Shala. – Vetëm 7 muaj më vonë më larguan nga Kampionati Evropian pa kurrfarë arsye dhe më zëvendësuan me një boksier më të ulët se unë. Pikërisht këta njerëz me premtimet e tyre më shtyn ta ndaloj punën time, pasi për katër vjet isha duke punuar në kompaninë “Bektel”, ku kisha rrogë mujore 700 euro.”

“Po ashtu, gjatë një viti e gjysmë e harxhova familjen time jo më pak se 300 euro në muaj për shpenzimet personale të sportit për përgatitje, – rrëfen boksieri kosovar për median në fjalë. – E krejt në fund nuk dija se çfarë përgjigje t’ia jepja babit tim! Pse nuk jam shpresë olimpike? Ku mbeti fytyra ime te familjarët e mi? Kisha humbur punën e vlefshme dhe kisha humbur shumë para.”

Shala shton se kushtet në klubin e tanishëm të tij në Holandë janë shumë të mira dhe se po ushtron intensivisht për vitin 2017. Prej 5 vjetësh ai e ka përfaqësuar Kosovën, por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë më. “Unë e synoj Olimpiadën e Tokios në 2020-ën, duke e përfaqësuar Holandën. Kjo është ëndrra ime, të cilën vetëm pak muaj më parë nuk munda ta realizoja për shkaku i njerëzve të pandërgjegjshëm.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:55 ASNN – Nisi me një humbje viti 2018 për Rafael Nadali. Pasi

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 17:05 ASNN – “Idea e parakalimit të dy Koreve së bashku me dy flamuj

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

AlbanianSport.net 10/01/2017 16:10 ASNN – Pasi mbrojti titullin “kampion bote” sezonin e fundit

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh