Subscribe to RSS

Shqipëria merr pikën në Maqedoni, Spanja, festival golash, fiton edhe Italia

Share Button

AlbanianSport.net 05.09.2017 22:35

ASNN – Një pikë e vështirë, por sidoqoftë e vyer ka qenë ajo që Shqipëria ka marrë të martën në mbrëmje në Maqedoni përballë përfaqësueses vendase. Ndeshja që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar është vendosur nga dy gola të shënuar nga secila skuadër në pjesën e dytë.

Përtej rasteve të shumta të vendave, mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë e sfidës së Strumicës, ndërsa e dyta fillon me dy ndërrime për Kombëtares shqiptare, pasi Basha dhe Memushaj kanë zënë vendin e Llulakut dhe Kukelit, duke përforcuar kështu mbrojtjen.

Ndërrimet kanë dhënë fryte, pasi Shqipëria është më e mbledhur në lojën e saj dhe e hedh vështrimin drejt gjysmëfushës kundërshtare, ku, në minutën e 52-të, Sadiku ndërmerr një depërtim personal nga e majta, harkon në zonë, aty ku Roshi ka goditur saktë me kokë, duke mposhtur portierin vendas dhe duke përshëndetur rrjetën.

Trysnia e vendasve jep fryte në minutën e 78-të, kur shënuesi i golit, Roshi, prek topin me dorë brenda zone, gjyqtari Erikson jep 11-metërsh për maqedonasit. Godet nga pika e bardhë Trajkovski, barazon shifrat në 1-1. 10 minutat e fundit të kohës së rregullt flasin më tepër për vendasit të cilët e kërkojnë me ngulm golin e fitores.

Sidoqoftë, mbyllet me shifrat 1-1 kjo sfidë dhe Shqipëria konsolidon edhe më tepër vendin e 3-të të renditjes së grupit G, me 13 pikë, ndërsa Spanja, që ka fituar 8-0 ndaj Lihtenshtejnit, kryeson me 22 pikë, 3 më tepër sesa Italia e vendit të dytë, që fitoi 1-0 ndaj Izraelit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

AlbanianSport.net 10/01/2017 12:30 … vijon nga dje Ndërsa Fondriesti deklaroi: “Sot jemi këtu vetëm për një ditë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh