Subscribe to RSS

Spiro Shano, dy dhjetëvjeçarë të përkushtimit të pafund në parket (III)

Share Button

Nga Ilir Mborja 12.06.2017 23:15

… vijon

Spiro Shano, i datëlindjes 1951, u shfaq në basketbollin shqiptar në vitin 1966 me ekipin e të rinjve të Dinamos, që drejtohej nga trajneri Esat Beliu, ndërsa të rriturit nga Muhamet Përmeti. Ishte koha kur në kampionatin shqiptar flitej kryesisht vetëm për dy ekipe: Partizanin dhe Tiranën. Qëlloi që në ato vite Dinamo do të riorganizohej dhe do të shfaqej si një rival me ambicie për të qenë i denjë për t’u ndeshur e shpesh për të triumfuar mbi to. Pikërisht, në kampionatin e sezonit 1967-1968, kur 16-vjeçari Spiro Shano nga të rinjtë kalon tek të rriturit i bashkohet Viktor Papavangjelit, Rami Rusit e Ilia Janit.

Drejtimi plot profesionalizëm i Dinamos do t’i kalonte Feti Borovës. Vitet 1970-të do të ishin edhe vitet kur historia e basketbollit tonë për meshkuj fillon e ballafaqohet me dinjitet edhe në arenën ndërkombëtare. U lanë pas humbjet e thella, madje fitoheshin ndeshje edhe jashtë. Edhe kur ndeshjet me ekipe të mëdha nuk fitoheshin, diferenca bëhej jo më shumë se me dy-tre kosha. Renditja në vendin e tretë në eliminatoret e Kampionatit Evropian, që u zhvilluan në Gjermaninë Perëndimore më 1975-n, ishte rezultati më i lartë ndërkombëtar në historinë 70-vjeçare të basketbollit shqiptar dhe, padyshim, lojtari me numrin “11”, kishte meritën e tij të padiskutueshme në atë arritje.

Më 1973-shin, në ekipin e të rriturve të Dinamos do të shfaqej plot shkëlqim edhe Ilir Trebicka, i cili më pas, më 1976-n, do të zëvendësonte në rolin e tij, legjendën tjetër të basketbollit tonë në ekipin kombëtar, Agim Fagun e madh. Shiriti i kapitenit të kombëtares do t’i kalonte për shumë vjet Spiro Shanos.  Shano tregon se, qysh në fillimet e jetës sportive, do të vazhdonte individualisht stërvitjen edhe pasi trajneri dhe shokët e tij largoheshin me përfundimin e orarit të programuar. Pas stërvitjes të gjithë iknin në shtëpi, por Spiro Shano jo. Ishte radha e 100 kërcimeve tek shkallët e betonit, Dhe jo pa ngarkesë. Të njëqindta me një shtangë mbi shpinë.

Një shtangë e krijuar duke salduar tek një hekur dy rrota vagoni të siguruara nga vetë ai në stacionin e trenit. Me një PUNË të tillë ai arriti të ishte lojtari me treguesit fizikë më të mirë të kohës. Deri në 17 herë arrinte ta prekte koshin me të dy duart dhe arrinte lartësinë 3 metër e 41 cm duke kërcyer nga vendi. Kështu shpjegohej pse Spiro Shano mbeti për vite e vite, nga 70–80, si qendra e padiskutueshme e kombëtares, sepse ishte lojtari shqiptar më rezultativ i zotërimit të topave në tabelë, si në sulm, edhe në mbrojtje. “Dino Menegini” shqiptar asnjëherë nuk largohej për në shtëpi si shokët pa realizuar edhe 100 personale.

Çdo natë, një djalë poshtë koshit që t’i ofronte topin dhe dritat e Pallatit të Sportit, rrinin ndezur vetëm për të. Ato shuheshin vetëm kur largoheshin Spiro Shano dhe tifozi i vogël që “shpërblehej” duke i mbajtur çantën atij… Prandaj ai ishte lojtari i mbi 100 ndeshjeve ndërkombëtare. Kapiteni i Dinamos dhe qendra e padiskutueshme e kombëtares Spiro Shano për shumë vite do ta merrte kudo me vete fanellën me numrin e Dino Meneginit. Edhe kur e federonte “Tirana”, “Partizani” apo “Vllaznia” në ndeshjet ndërkombëtare fanella e tij shënonte numrin “11”.

Lufta për të ruajtur dhe për të zënë vendin në pesëshen e parë të kombëtares mes brezave, veç parketit poshtë koshave, për hiç mos gjë (kinse: “pse më shtyve?”), kthehej në një përleshje të vërtetë mes tyre në dhomat e zhveshjes. Brezi i Vaso Shakës e kishte të vështirë t’i lëshonte vendin më të rinjve plot ambicie dhe Spiro Shano kishte dhënë prova se nuk ia përtonte grushtin askujt për të marrë me çdo kusht atë që i takonte. Punë dhe luftë, djersë e gjak bashkë, është historia e “Dino Meneginit” shqiptar…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHB: Ekipet e tjera të të rinjve, pjesë e garës sapo të plotësojnë detyrimet

FSHB: Ekipet e tjera të të rinjve, pjesë e garës sapo të plotësojnë detyrimet

AlbanianSport.net 09/01/2017 18:00 ASNN – Ajo që bëhet e ditur nga Federata Shqiptare e Basketbollit

Sezoni i ri nis “gjysma-gjel”, priten edhe të tjera ekipe në garë

Sezoni i ri nis “gjysma-gjel”, priten edhe të tjera ekipe në garë

AlbanianSport.net 09/01/2017 15:15 ASNN – Ashtu sikurse dhe ka qenë vendimi i fundit i Komitetit

Basketboll / Pirro Leka, kandidat për ekipin kombëtar të meshkujve?

Basketboll / Pirro Leka, kandidat për ekipin kombëtar të meshkujve?

AlbanianSport.net 09/01/2017 12:30 ASNN – Pirro Leka, trajneri i Pezaros në Serinë A në Itali, duket

Basketboll / Turnetë rajonalë të koshit, Saliaga shpjegon formulën e garës

Basketboll / Turnetë rajonalë të koshit, Saliaga shpjegon formulën e garës

AlbanianSport.net 09/01/2017 09:45 ASNN – Zyrtari i FSHB-së: “Jo vetëm që ka masivitet, por tashmë

(Video) Basketboll / Organizatori kuqezi, Elvis Dusha spikat në koshin britanik

(Video) Basketboll / Organizatori kuqezi, Elvis Dusha spikat në koshin britanik

AlbanianSport.net 08/01/2017 18:55 ASNN – Ndonëse jo aq të shumtë në numër sa homologët e futbollit,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh