Subscribe to RSS

Spiro Shano… Një karrierë nga… sherri me grushta…tek basketbolli (II)

Share Button

Nga Ilir Mborja 04.06.2017 16:35

 

… vijon nga dje

 

Spiro Shano kujton se rruga e tij drejt “Mjeshtrit të Madh” ka pasur një pikënisje fatlume dhe, kur njihesh me historinë e tij, kupton se rasti është treguar shumë bujar, si për atë, edhe për historinë e basketbollit shqiptar. Shano tregon se në adoleshencën e hershme të tij, një mbrëmje të 1965-s, ishte ndodhur në një nga sallat pas Pallatit të Bashkimeve Profesionale “Ali Kelmendi” duke luajtur pingpong përballë një djali më të rritur. Rivali i tij qëlloi të ishte i shoqëruar me disa tipa të njohur për karshillëkun e “të fortëve” që bënin tek moshatarët e tyre në Tiranë.

Në lojë e sipër konfliktohet me ta për punë të rezultatit dhe përleshet i vetëm deri në mposhtjen e tyre. Guximi, vendosmëria e tij, bie në sy dhe i bën përshtypje ish trajnerit të basketbollit të Dinamos, Muhamet Përmeti, që ndodhej rastësisht në ato çaste duke luajtur aty pranë me shokë të tij dhe e kish ndjekur gjithë skenën me vëmendje. Ky është çasti për të cilin mund të thuhet me plot gojën se rastësia është mbreti i botës. Pasi “qëron hesapet” me “të fortët”, djaloshi i gjakosur Spiro Shano largohet kryelartë drejt daljes nga salla.

Muhamet Përmeti, me biçikletën e tij “diamant”, i vihet pas dhe ndjek “Mifa”-n e djaloshit të çartur në këmbënguljen e tij. Pasi i mëson fillimisht shtëpinë, e ndal tek dera dhe e pyet për emrin dhe se ku mësonte. “Më quajnë Spiro Shano. Jam nxënës në vitin e parë në Politeknikum”, i përgjigjet djaloshi interesimit të tij. Kaq ishte. Trajneri i Dinamos i shkon në shkollë, e takon atje dhe e fton diku në zyrat e klubit. E josh djaloshin me një komplet tutash dhe atletesh të reja kineze dhe i merr firmën (“për të justifikuar materialet”) duke e bërë fakt të kryer federimin e tij tek klubi sportiv “Dinamo”.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

Sërfisti Leonard Nika, një shqiptar “portugez”, 8 herë “kampion” i Italisë

Sërfisti Leonard Nika, një shqiptar “portugez”, 8 herë “kampion” i Italisë

Gjergj Vyshka 21.09.2017 17:05 Ndonjëherë për të zbuluar personazhe shqiptare që bëjnë sport

(Video) Basketboll – Meshkuj / Antonis Konstantinides, trajneri i ri i Qipros

(Video) Basketboll – Meshkuj / Antonis Konstantinides, trajneri i ri i Qipros

AlbanianSport.net 21.09.2017 16:10 ASNN – Ish-trajneri i  përfaqësueses kuqezi të koshit të meshkujve,

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

AlbanianSport.net 21.09.2017 12:30 ASNN – SIGAL Prishtina e ka nisur me humbje në Ligën e Kampioneve

Leonard Nika, “kampioni” shqiptar që po dominon në garat e sërfit në Itali

Leonard Nika, “kampioni” shqiptar që po dominon në garat e sërfit në Itali

Gjergj Vyshka 21.09.2017 09:45 Për herë të fundit në Sardenja, ndërsa është 8 herë “kampion”

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh