Subscribe to RSS

Studimi / Sportistët elitarë, asnjë diferencë me njerëzit normalë(?!)

Share Button

AlbanianSport.net 13/01/2017 07:55

ASNN – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve dhe Institutin e Kërkimit Shkencor, kanë prezantuar ditët e fundit studimin e kryer për sportistët e rinj elitarë, kandidatë për në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” dhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Drejtori i Institutit të Kërkimit Shkencor, Arben Kaçurri, ka treguar se është punuar prej një viti për këtë studim.

“Projekti, – thotë Kaçurri, – ka nisur në mars dhe në finalizuar në dhjetor 2017, ndërsa tani ishte koha e prezantimit. Janë marrë në studim dhe krahasim me botën futbolli, basketbolli meshkuj dhe femra, volejbolli, atletika, mundja, boksi, çiklizmi, xhudo dhe të tjerë. Dhe ajo që del është se përgatitja, apo stërvitshmëria nuk është e mjaftueshme dhe në ato nivele që do të kërkonim për të arritur në podiume.”

Dhe, me tabela, Kaçurri ka treguar se vetëm atletika është në nivele të pranueshme, kurse të tjerët, që bëjnë të ashtuquajturin sport profesionist, janë të barasvlershëm me njerëzit normalë. Që do të thotë se kërkojmë profesionalizëm nga sportistë që vrapojnë sikur të ishte një njeri normal, apo nga ata që nuk kanë dhe fuqinë maksimale për ta bërë këtë.

Në takimin e djeshëm kanë qenë të pranishëm figura si Albert Karriqi, Astrit Hafizi, Enkelejda Lleshi, Sulejman Demollari, Nevil Dede, Dritan Babamusta, Alfred Tahiraj, Korab Llazani, Edmond Kabashi, Jani Nano, Gjergji Ruli, Nikolin Dionisi, Izmir Smajlaj, Tonin Binoshi, Greta Kovaçi, Jonuz Tufa, Labo Çapo, Erind Cara, Sokol Bishanaku, Suela Haxhija, etj.

Madje dhe sportistë. E ajo që duket është fakti se tashmë për të përfituar trajtimet ushqimore, apo dhe financat nga “grant”-i mundet të ketë dhe norma për të kapërcyer. Sepse i gjithë studimi, apo dhe ajo çka u tha aty, duket se ecën paralel me shprehjen “i bie pragut ta dëgjojë dera”. Për të mos thënë që mund të jetë dhe një paralajmërim për përgjysmim të grandeve deri në zero lekë për federata të veçanta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

AlbanianSport.net 19/04/2018 17:40 ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh