Subscribe to RSS

Taekuondoja (World), gati për analizën vjetore më 15 janar në Tiranë

Share Button

AlbanianSport.net 06/01/2018 18:25

ASNN – Federata Shqiptare e Taekondosë World është institucioni sportiv i radhës që do të zhvillojë analizën vjetore, quajtur ndryshe Asamblenë e Përgjithshme. Sipas njoftimit të ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Taekuondosë në versionin “World”, Arben Markaj, kjo asamble do të zhvillohet më 15 janar 2018 në Hotel / Rezidencë “Dinasty”, përballë ish-kompleksit Dinamo në Rrugën e Kosovarëve nga ora 17:00 deri në ora 19:00.

Në rendin e ditës të asamblesë është verifikimi i mandateve, ndërsa do të miratohet dhe ndryshimi i disa ekipeve. Kështu “Tirana” nga “Shoqata Tirana”, kthehet në “Klub Tirana”, apo dhe verifikimi i licencimeve për Kamzën, Shqiponjat, “Top Gym Sport” dhe “Sun Ray”. Po kështu raporti kryesor do të mbahet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, Genti Malko, si dhe më pas raporti financiar. Do të diskutohet ndryshimi i statutit, sipas kërkesave të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Po kështu nga anëtarët do të bëhet dhe Miratimi i Kalendarit të Veprimtarive Kombëtare dhe Ndërkombëtare për vitin 2018. Madje ka dhe një kërkesë nga shoqata “Top Gym Sport” për përfshirjen e edicionit të 7-të të “Top Tirana Open 2018” në kalendarin e veprimtarive për vitin 2018. Në fund do të miratohet dhe dalja nga inventari i Federatës Shqiptare të Taekuondosë “World” i sistemit xhoistik të pikëzimit.

Po kështu, do të bëhet edhe shpërndarja e bazës materiale të ardhur si ndihmë nga Komiteti Organizativ i Kampionatit Botëror në Muju të Koresë së Jugut. Po kështu dhe marrja e kërkesës së shoqatës “Dyrrahu”, e cila ka ndryshime në statut. E fundi i asamblesë do të jetë pajisja me karta për anëtarët e Federatës Shqiptare të Taekuondosë më 2018-ën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Ali Rezai, një iranian “kampion” në Tiranë, që aspiron kuqezi…

Ali Rezai, një iranian “kampion” në Tiranë, që aspiron kuqezi…

AlbanianSport.net 31/03/2018 18:00 ASNN – Jeta nuk ka qenë e drejtë për Ali Rezain. Teksa e shikon

Përsëri Maroku… “e 4-ta, e vërteta” për organizimin e Botërorit?!

Përsëri Maroku… “e 4-ta, e vërteta” për organizimin e Botërorit?!

AlbanianSport.net 24/03/2018 08:50 ASNN – Maroku nuk është tërhequr, madje ditët e fundit ka paraqitur

Taekuondo (World) / Pas kampionatit përzgjidhet edhe ekipi kombëtar

Taekuondo (World) / Pas kampionatit përzgjidhet edhe ekipi kombëtar

AlbanianSport.net 12/03/2018 15:15 ASNN – Kampionati Kombëtar i Taekuondosë për Të Rritur dhe

Kikboks /  Brus & Stiven Jakupi ftohen në një turne ndërkombëtar në Tajlandë

Kikboks / Brus & Stiven Jakupi ftohen në një turne ndërkombëtar në Tajlandë

AlbanianSport.net 12/03/2018 12:30 ASNN – Dy sportistë shqiptarë për herë të parë do të shkojnë në një veprimtari ndërkombëtare në Tajlandë. Bëhet fjalë për një turne në kikboks, pikërisht në vendin e origjinës së këtij sporti, i cili njihet në të gjithë botëb. Ky është fati që i ka buzëqeshur vëllezërve Jakupi, Brusit dhe Stivenit,

Taekuondo (World) / “Top Gym Sport” e Kaprit & Tirana e Kasajt, kampionët e rinj

Taekuondo (World) / “Top Gym Sport” e Kaprit & Tirana e Kasajt, kampionët e rinj

AlbanianSport.net 12/03/2018 08:50 ASNN – Federata Shqiptare e Taekuondosë në versionin “World”,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh