Subscribe to RSS

Tenis / Shqipëria përzgjedh ekipin me 4 sportistë për Kupën “Dejvis”

Share Button

AlbanianSport.net 31/03/2018 10:40

ASNN – Janë përcaktuar lojtarët të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në evenimentin më të madh ekipor të tenisit, Kupën “Dejvis”. Grupi në cilin është përfshirë ekipi kuqezi do t’i zhvillojë ndeshjet në Plovdiv të Bullgarisë, nga data 2, deri më 7 prill 2018. Në këtë grup ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të garojë me përfaqësueset e Andorës, Bullgarisë, Qipros, Islandës, Monakos, Maqedonisë dhe San Marinos ku ekipet do të ndahen në dy vazo për tu ndeshur me njëri tjetrin në dy ndeshje teke dhe një në çifte.

Fitues do të shpallet ekipi që fiton dy ndeshje në përballjen direkte. Pas ndeshjeve direkte të ekipeve të dale nga secila vazo, ekipet fituese do të ndeshen me njëri-tjetrin sipas të njëjtit format për të përcaktuar ekipin që do të kualifikohet në një kategori më lart. Ekipi përfaqësues i Shqipërisëdo të përbëhet nga të njëjtët lojtarë që përfaqësuan edhe vitin e kaluar dhe do të kryesohet nga Genajd Shypheja, i cili si lojtari më me përvojë do të mbajë edhe shiritin e kapitenit.

Do të jetë edhe Elbi Mjeshtri falë lojës së të cilit në përfaqësimin e fundit, kuqezinjtë arritën një fitore ndaj San Marinos një vit më parë, si dhe Arbër Sulstarova dhe Mario Zili. Për të përzgjedhur lojtarët që do ta përfaqësojnë Shqipërinë në këtë veprimtari, në bazë të vendimit të kryesisë së Federatës Shqiptare të Tenisit kandidatët u grumbulluan në mjediset e “National Sport Park” dhe së bashku me fazën parapërgatitore, zhvilluan edhe ndeshje direkte me njëri-tjetrin për të ndihmuar trajnerin e ekipit kombëtar dhe Presidentin e Federatës në përzgjedhjen më të mirë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

AlbanianSport.net 19/04/2018 17:40 ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh