Subscribe to RSS

(Video) Aeronautika / Pas Botërorit, edhe Kampionati i 7-t Kombëtar, një sukses

Share Button

AlbanianSport.net 18.08.2017 17:05

ASNN – Sporti po shikohet gjithnjë e më tepër si një mundësi e mirë e promovimit të potencialeve turistike të një vendi dhe kështu ka ndodhur edhe me Aeronautikën. Pas ka organizur në maj Kampionatin Botëror të  Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizion, Federata Shqiptare e Aeronautikës ka organizuar në Vlorë edhe Kampionatin e 7-të Kombëtar të kësaj disipline.

Falë një bashkëpunimi mjaft të suksesshëm me Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, kjo veprimtari, që është zhvilluar në fundjavë, është sjellë për shikuesit drejtpërdrejt nga transmetuesi publik. Kështu, në qytetin e Vlorës është zhvilluar në fundjavë Kampionati i 7-të Mbarëkombëtar i Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizionit, i cili është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Ky kampionat ka nisur të enjten dhe është mbyllur të shtunën dhe janë zhvilluar 6 ture të fluturimeve. Kanë qenë gjithsej 21 konkurrentë që kanë marrë pjesë në këtë kampionat, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe, në përfundim të 6 fluturimeve të secilit, fitues është shpallur sportisti me pikëaverazhin më të ulët. Ai ka qenë sportisti i Shqipërisë, Xhonatan Islami, i cili ka përmbysur në ditën e dytë renditjen, duke kapërcyer mbi Sidrit Dedën, i pati kryesuar në përfundim të ditës së 3-të.

Pas Dedës, që është detyruar të kënaqet me vendin e dytë, është renditur Petrit Mustafa i Kosovës, nddërsa duhet theksuar se Artion Vreto, i cili është edhe Sekretari i Përgjitshëm i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, është i vetmi që në provën e tij të dytë, ka shënuar 0 pikë, që është edhe rezultati më maksimal. Pasi ka kapërcyer me sukses provën e organizmit të Kampionatit Botëror të kësaj disipline nga data 9, deri më 14 maj të këtij viti në Vlorë, Federata Shqiptare e Aeronautikës është rikthyer kështu me në një bashkëpunim mjaft të suksesshëm me Radio-Televizionin Shqiptar, me transmetimin e drejtpërdrejtë dhe ekskluziv të këtij kampionati.

Ky transmetimin ka ndërthurur me komentin e drejtpëdrejtë, me intervistat e herëpashershme me protagonistët, ndërsa u ka ofruar shikuesve kënde mjaft interesante të Rivierës shqiptare, të ndërthurura me emocionet sportive.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë flasin pas barazimit me Maqedoninë

AlbanianSport.net 06.09.2017 22:30 ASNN – Pika që Shqipëria mori të martën ndaj Maqedonisë është

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

Tirana e Të Parës rrëmben edhe Superkupën, bind ndaj Kukësit “kampion”

AlbanianSport.net 06.09.2017 21:25 ASNN – Tirana e nisi sezonin me trofe duke fituar Superkupën

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

(Video) Kombëtarja / Agolli: Barazimi, rezultat i drejtë, dëmtimi më privoi

AlbanianSport.net 06.09.2017 19:15 ASNN – Ndeshja ndaj Maqedonisë ishte e 71-ta për Ansi Agollin

Luhet e para e turit të parë, Skënderbeu, “tërmet 8-ballësh” Mamurrasit

Luhet e para e turit të parë, Skënderbeu, “tërmet 8-ballësh” Mamurrasit

AlbanianSport.net 06.09.2017 17:05 ASNN – Përtej jehonës së Kombëtares, por edhe Superkupës,

Kombëtarja / Panuçi: Maqedonia, sfidë me dy fytyra, vendosi një episod

Kombëtarja / Panuçi: Maqedonia, sfidë me dy fytyra, vendosi një episod

AlbanianSport.net 06.09.2017 12:15 ASNN – Në dy ndeshjet e tij të para me Shqipërinë, Kristian Panuçi

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh