Subscribe to RSS

(Video) Basketboll – Meshkuj / Antonis Konstantinides, trajneri i ri i Qipros

Share Button

AlbanianSport.net 21.09.2017 16:10

ASNN – Ish-trajneri i  përfaqësueses kuqezi të koshit të meshkujve, Antonis Konstantinides, është përzgjedhur për të drejtuar përfaqësuesen e vendit të tij të lindjes, Qipros. Ka qenë vetë ish-trajneri kuqezi ai që e ka konfirmuar një gjë të tillë ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke sqaruar se nënshkrimi i kontratës midis tij dhe Federatës Qipriote do të bëhet të hënën, ndërsa ai do të nisë punën në nëntor.

Shqipëria e tij mund të ketë zhgënjyer sa u përket rezultateve në parket në 4 ndeshjet e grupit paraliminator të Botërorit 2019 të basketbollit për meshkuj, duke i humbur të 4 ndeshjet, madje me shifra të thella, por duket se puna e tij nuk ka kaluar pa u vlerësuar. Kjo sepse trajneri i  përfaqësueses kuqezi të koshit të meshkujve, Antonis Konstantinides, është përzgjedhur për të drejtuar përfaqësuesen e vendit të tij të lindjes, Qipros.

Ka qenë vetë ish-trajneri kuqezi ai që e ka konfirmuar një gjë të tillë ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke sqaruar se zyrtarizimi, pra, nënshkrimi i kontratës midis tij dhe Federatës Qipriote do të bëhet të hënën, ndërsa ai do të nisë punën në nëntor. Hëpërhë, 45-vjeçari Konstantinides drejton edhe ekipin e klubit të APOEL-it të Nikozisë, që merr pjesë edhe në Kupën “FIBA Europë”, detyrë që do të vazhdojë ta mbajë paralelisht me atë të trajnerit të përfaqësueses qipriote.

Antonis Konstantinides, i cili është në fakt edhe nën kontratë me presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, kontratë e cila është e vlefshme deri në fund të këtij viti. Megjithatë, duket se emërimi i mundshëm i Antonios Dukasit, i cili pritet të zyrtarizohet brenda muajit shtator, teksa në nëntor Shqipëria do të nisë pjesëmarrjen e saj në fazën paraeliminatore të Evropianit të 2021-shit, do t’i japë fund edhe zyrtarisht bashkëpunimit me 45-vjeçarin qipriot.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

(Video) Basketboll / Një 3-pikësh i jashtëzakonshëm “in-extremis”…

AlbanianSport.net 11/02/2018 22:35 ASNN – Në një ndeshje midis shkollave të mesme në periferi

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

Lojërat Olimpike Dimërore, “Pjongçeng 2018”, nën lupën e luftës anti-doping

AlbanianSport.net 11/02/2018 20:45 ASNN – Lufta kundër dopingut mbetet në qendër të vëmendjes

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

(Video) Basketboll – Femra / Zykaj & Bujari përpiqen, por na mund edhe Lituania

AlbanianSport.net 11/02/2018 18:55 ASNN – Me 58 pikë diferencë, baltiket ia kanë arritur qëllimit

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

Lojërat Olimpike Dimërore, Mëhilli & Tola, caktohen datat & oraret e garave

AlbanianSport.net 11/02/2018 17:05 ASNN – Ashtu sikundër edhe 4 vjet më parë në Soçi, edhe në Olimpiadën

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

Peshëngritja, një absurd që po zgjat e nuk po ka fund…

AlbanianSport.net 11/02/2018 15:15 ASNN – Absurdi i krijuar që nga 18 janari, ditë kur Elez Gjoza

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh