Subscribe to RSS

(Video) Çiklizëm / Mbahet Kronometri i Botërorit, Halilaj, i 51-ti, Zhupa, i 58-ti

Share Button

AlbanianSport.net 21.09.2017 07:55

ASNN – Dy çiklistët shqiptarë, Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj, kanë marrë pjesë në garën e tyre të parë në Botërorin e Rrugës, atë të Kronometrit, që është zhvilluar nëpër qytetin e Bergenit në Norvegji. Në përfundim të garës, Halilaj është renditur i 51-ti, ndërsa Zhupa i 58-ti midis 65 garuesve nga e gjithë bota. Kështu pra, në Bergen të Norvegjisë po zhvillohet Kampionati Botëror i Çiklizmi të Rrugës, ku Shqipëria po merr pjesë me dy prej sportistëve të saj më të spikatur, Eugert Zhupën dhe Redi Halilajn.

Të dy çiklistët shqiptarë kanë marrë pjesë në garën e tyre të parë në këtë Botëror, atë të Kronometrit, që është zhvilluar nëpër qytetin e Bergenit dhe në rrethinat e tij. Kjo garë e sotme e kronometrit ka konsistuar në një itinerar prej 32 kilometrash, kryesisht fushore, por me një finish malor që kapte kuotën e 400 metrave mbi nivelin e detit. I pari që ka pedaluar nga kuqezinjtë ka qenë Eugert Zhupa, i cili është nisur i 6-ti, rreth orës 13:13 të pasdrekes.

27-vjeçari e ka përshkuar itinerarin e 32 kilometrave brenda 53 minutash, 56 sekondash e 43 të qindtash, pra 9 minuta, 15 sekonda e 48 të qindtash pas vendit të parë. Zhupa ka marrë në përfundim vendin e 58-të, nga 65 garues gjithsej, teksa ka regjistruar një shpejtësi mesatare prej 34.642 km në orë. Ndërkohë, një orë e gjysmë pas Zhupës është nisur edhe garuesi i dytë shqiptar, Redi Halilaj, i cili ka qenë i 38-ti në radhën e nisjes.

Halilaj ka qenë më i shpejtë se Zhupa, duke u renditur i 51-ti në përfundim, me kohën 50 minuta, 44 sekonda e 3 të qindtat, pra 6 minuta, 3 sekonda e 3 të qindtash pas vendit të parë. 28-vjeçari ka regjistruar një shpejtësi mesatare prej 36.662 km në orë. Titullin e kampionit të botës në kronometër e fitoi holandezi Tom Dumoulin, me kohën 44 minuta e 41 sekonda, që ja pas sllovenin Primozh Rogliç dhe britanikun Kris From.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35 ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin

KOKSH / Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh me Poloninë

KOKSH / Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh me Poloninë

AlbanianSport.net 29/11/2017 15:15 ASNN – Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka firmosur marrëveshjen

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh