Subscribe to RSS

(Video) Elbasani mund Turbinën 3-1 në një përballje me shumë dritëhije

Share Button

AlbanianSport.net 30.03.2017 18:00

ASNN – Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur sot pasdreke takimin e prapambetur të javës së saj të 21-të, që është edhe java e 3-të e fazës së 3-të. Takimi që u zhvillua në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ishte ai Elbasanit dhe Turbinës, është i vlefshëm për grupin B, apo grupin e Jugut.

Siç dihet, në bazë të formulës së këtij sezoni, në këtë fazë të 3-të, janë ndarë në dy nëngrupe të tjera secili. Pesë skuadrat e gjysmës së sipërme të rendites në përfundim të dy fazave të para vijojnë betejën midis tyre për ngjitjen në Kategorinë Superiore, kurse 5 të tjerat për të shmangur rënien në Kategorinë e Dytë.

Përballja midis Elbasanit dhe Turbinës ishtë e vlefshme për luftën për mbijetesë në grupin A, dhe vendasit kanë fituar me shifrat 3-1, duke marrë 3 pikë mjaft të çmuar në përpjekjet për të shmangur rënien në nivelin e 3-t të Kampionatit Kombëtar. Lleshi dhe Kasa kanë realizuar brenda 3 minutash, përkatësisht në të 30-tën dhe në të 33-tën.
Dy gola që kanë bërë që Elbasani ta mbyllë pjesën e parë me këtë epërsi dygolëshe. Luta e ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për vendasit në fillimin e pjesës së dytë, duke e bërë të pavlefshëm golin e vetëm të cërrikasve. Pas kësaj fitoreje, vendasit ngjiten në kuotën e 11 pikëve dhe braktisin vendin e fundit, ku tanimë ka zbritur Sopoti, me 10 pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Pingpong / Liridona Rexhaj, e 3-ta në Ballkaniadën e Nën-18-vjeçarëve në Bullgari

Pingpong / Liridona Rexhaj, e 3-ta në Ballkaniadën e Nën-18-vjeçarëve në Bullgari

Gjergj Vyshka 13.06.2017 17:05 Pingpongistja e Teutës, Liridona Rexhaj, ka dalë e treta në Kampionatin

Kombëtarja / De Biazi përvijon largimin: E mbyll në nëntor, nuk rinovoj

Kombëtarja / De Biazi përvijon largimin: E mbyll në nëntor, nuk rinovoj

AlbanianSport.net 13.06.2017 16:10 ASNN – Xhovani De Biazi nuk do të jetë më trajner i Kombëtares

Volejboll – Femra / Bici rinovon, klubi italian: Një sportiste e jashtëzakonshme

Volejboll – Femra / Bici rinovon, klubi italian: Një sportiste e jashtëzakonshme

AlbanianSport.net 13.06.2017 15:15 ASNN – Kënaqësi dhe gëzim në klubin e volejbollit LPM Mondovì,

(Video) Atletikë / Luiza Gega, të enjten, në “Diamond Ligë” në Oslo, synon rekordin

(Video) Atletikë / Luiza Gega, të enjten, në “Diamond Ligë” në Oslo, synon rekordin

Gjergj Vyshka 13.06.2017 13:25 “Diamond Ligë” në Oslo të Norvegjisë është stacioni i radhës

(Video) “Huqi del me shpirtin”… Luis Figo, super-gol, edhe pse 44 vjeç…

(Video) “Huqi del me shpirtin”… Luis Figo, super-gol, edhe pse 44 vjeç…

AlbanianSport.net 12.06.2017 12:30 ASNN – 44-vjeçari Luis Figo ka dëshmuar se nuk ka humbur

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh