Subscribe to RSS

(Video) FSHF / Mbahet Asambleja Vjetore, Duka veçon Evropianin & Kosovën

Share Button

AlbanianSport.net 15.03.2017 12:30

ASNN – Kualifikimi i Kombëtares shqiptare të futbollit në Evropianin “Francë 2016” dhe pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA, kanë qenë dy momentet më të rëndësishme për vitin 2016. Kështu eshtë shprehur presidenti i FSHF-së, Armando Duka gjatë punimeve të asamblesë vjetore. Më tej ai ka theksuar rritjen e konkurrencës në kampionatet tona të futbollit për meshkuj dhe femra, suksesin e futbollit të sallës si dhe kualifikimin e gjyqtarëve.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar Asamblenë e Përgjithshme Vjetore, ku ka analizuar punën e saj gjatë 2016. Presidenti i FSHF, Armando Duka ka theksuar si dy nga momentet më të rëndësishme, kualifikimin historik të Kombëtares në fazën finale të Evropianit “Francë 2016” dhe pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA. Presidenti Duka ka vlerësuar futbollin në vend, duke vënë theksin te konkurrenca e krijuar midis ekipeve në Kategorinë Superiore.

Gjë që, sipas tij, ka rritur cilësinë e lojës dhe numrin e tifozëve në stadium. Por edhe në  futbollin e femrave është për t’u vlerësuar puna e trajnerëve si dhe rritja e numrit të ekipeve. Ndërsa një sukses është edhe futbolli i sallës, me kualifikimin në eliminatoret e evropianit. Duka ka vlerësuar edhe sektorin e gjykimit. Të pranishëm në asamble ishin përfaqësues të të gjitha klubeve të futbollit në vend, përfaqësues të ministrisë së arsimit dhe sportit, Komitetit Olimpik shqiptar.

Po kështu, ishte edhe presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri. Asamblenë Vjetore të FSHF-së e ka përshëndetur edhe përfaqësuesja e UEFA-s, Eva Paske.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Pingpong / Liridona Rexhaj, e 3-ta në Ballkaniadën e Nën-18-vjeçarëve në Bullgari

Pingpong / Liridona Rexhaj, e 3-ta në Ballkaniadën e Nën-18-vjeçarëve në Bullgari

Gjergj Vyshka 13.06.2017 17:05 Pingpongistja e Teutës, Liridona Rexhaj, ka dalë e treta në Kampionatin

Kombëtarja / De Biazi përvijon largimin: E mbyll në nëntor, nuk rinovoj

Kombëtarja / De Biazi përvijon largimin: E mbyll në nëntor, nuk rinovoj

AlbanianSport.net 13.06.2017 16:10 ASNN – Xhovani De Biazi nuk do të jetë më trajner i Kombëtares

Volejboll – Femra / Bici rinovon, klubi italian: Një sportiste e jashtëzakonshme

Volejboll – Femra / Bici rinovon, klubi italian: Një sportiste e jashtëzakonshme

AlbanianSport.net 13.06.2017 15:15 ASNN – Kënaqësi dhe gëzim në klubin e volejbollit LPM Mondovì,

Futbolli i sallës / Flamurtari-Vllaznia, finalja e titullit “kampion”, të enjten

Futbolli i sallës / Flamurtari-Vllaznia, finalja e titullit “kampion”, të enjten

Gjergj Vyshka 13.06.2017 14:20 Flamurtari-Vllaznia do të jetë finalja e titullit “kampion” në futbollin

(Video) Atletikë / Luiza Gega, të enjten, në “Diamond Ligë” në Oslo, synon rekordin

(Video) Atletikë / Luiza Gega, të enjten, në “Diamond Ligë” në Oslo, synon rekordin

Gjergj Vyshka 13.06.2017 13:25 “Diamond Ligë” në Oslo të Norvegjisë është stacioni i radhës

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh