Subscribe to RSS

(Video) Këshilla e De Biazit: Luani futboll italian si… Shqipëria ime!

Share Button

AlbanianSport.net 21.09.2017 10:40

ASNN – Xhovani De Biazi ka një këshillë për skuadrat e vogla të Serisë A dhe ajo është: “Duhet të luajnë futboll italian… si Shqipëria”. Ish-trajneri kuqezi ka theksuar në një analizë të bërë për të përditshmen sportive italiane, “Il Corriere Dello Sport”, se skuadrat duhet të kenë gjithmonë primar rezultatin sportiv para lojës së bukur. Ai ia ka dalë ta çojë një përfaqësuese modeste si Shqipëria në një veprimtari madhore si Evropiani dhe kjo i jep të drejtë të predikojë në ato që beson.

Dhe, për Xhovani De Biazin, këshilla për skuadrat e vogla të Serisë A është: “Duhet të luajnë futboll italian… si Shqipëria”. Ish-trajneri kuqezi mendon se skuadrat duhet të kenë gjithmonë primar rezultatin sportiv para lojës së bukur. Ndaj në një analizë të bërë për të përditshmen sportive italiane, “Il Corriere Dello Sport”, De Biazi nuk ka ngurruar të kritikojë hapur skuadrat e vogla në Serinë A të cilat po dalin jashtë natyrës së tyre me futboll të hapur.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse 5 skuadrat që mbyllin renditjen në Serinë A, kanë mbledhur të gjitha së bashkë 4 pikë në ndeshjet e deritanishme. “Me Shqipërinë nuk mund të konkurronim nga ana cilësore me Serbinë dhe as me Danimarkën, – ka thënë ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, duke folur për të përditshmen në fjalë. – Kemi përdorur armë të tjera: grintën, inatin, organizimin mbrojtës dhe kundërsulmin. Përmbledhjen e futbollit italian”, tha ai, duke këshilluar këto skuadra të ndiqnin të njëjtin shembull.

“Sot skuadrat e vogla nuk luajnë më si ekipe të provincës, me shumë mundësi kjo është arsyeja kryesore e rendimentit të tyre. Ka një diferencë të madhe teknike, por mendoj se për momentin po mbizotëron edhe mes skuadrave të një niveli më të ulët dëshira për të luajtur të hapura dhe duke e kërkuar golin me shumë pasime. Unë nuk jam dakord me këtë zgjedhje, objektivi kryesor i një trajneri, sidomos në betejën e mbijetesës, duhet të jetë fitimi i pikëve”, – ka përfunduar De Biazi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

AlbanianSport.net 03.10.2017 10:45 ASNN – Kukësi është mundur në fushën e vet nga Skënderbeu 1-2. Një humbje që duket se dhemb për të gjithë stafin drejtues, futbollistët dhe tifozët e skuadrës verilindore. Por pse u mund Kukësi në një ndeshje mjaft delikate për ecurinë e kësaj skuadre në kampionat? “Mendoj se Kukësi humbi se s’kishte

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh