Subscribe to RSS

(Video) Kundërshtarët e Skënderbeut, një sfidë multi-milionë-euroshe

Share Button

AlbanianSport.net 26.08.2017 20:10

ASNN – Përtej aspektit sportiv, Skënderbeu do të përballet në grupin B të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, edhe me një sfidë shumëfish më të madhe në aspektin financiar dhe ekonomik. Duke nisur nga Dinamo e Kievit e duke vijuar me Jang Bojs të Bernës dhe Partizanin e Beogradit, kundërshtarët e korçarëve përfaqësojnë klube multi-milionë-euroshe, përveç suksesit futbollistik. Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Evropës e ka vënë Skënderbeun përballë 3 kundërshtareve që janë sigurisht më të favorizuara nëse do t’i referoheshim potencialit financiar dhe ekonomik.

Natyrisht, në radhë të parë qëndron Dinamo e Kievit, gjigandja e futbollit ish-sovjetik dhe, më pas, atij ukrainas, e cila, përtej bilancit të pasur të fitimit të 28 titujve “kampion”, 20 Kupave dhe 9 Superkupave ish-sovjetike apo ukrainase, dy Kupave të Kupave të Evropës dhe një Superkupe të Evropës, ka edhe një bilanc të pasur ekonomik. Skuadra që do të drejtohet këtë sezon nga trajneri Aljaksandër Khahtskjeviç, aktualisht vlen plot 80 milionë euro, ndonëse potenciali i saj i mundshëm në merkato shkon deri në 308 milionë euro.

Përveç kësaj, Dinamo i zhvillon ndeshjet në stadiumin 80 mijë vendësh “Olimpijski” të Kievit, një stadium i nivelit “Elitë” të standardeve të UEFA-s. Ndonëse jo me aq bujë, skuadra e dytë e grupit sa i përket potencialit ekonomik është ajo zvicerane e “Jang Bojs”, apo thënë shqip, “Djemtë e rinj” të Bernës. Ata nuk kanë ndonjë histori dhe aq të lavdishme, sa ukrainasit, ndonëse janë shpallur 11 herë kampionë të Zvicrës dhe kanë fituar 6 herë Kupën e Zvicrës. Në Evropë, përfaqësimi i tyre ka qenë modest, ndonëse në mënyrë periodike, kanë arritur të luajnë si në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ashtu edhe në atë të Ligës së Evropës.

Skuadra që do të drejtohet këtë sezon nga trajneri Adi Hyter, aktualisht vlen mbi 27 milionë euro, ndonëse potenciali i saj i mundshëm në merkato shkon deri në 114 milionë euro. Skuadra e Jang Bojs i zhvillon ndeshjet në stadiumin 32 mijë vendësh “Stadë de Suisë” të Bernës, një stadium ky që ka kushtuar 350 milionë franga, por që ka një mangësi të madhe, sepse sipërfaqja e fushës është artificiale. Përtej zhurmës që ka shkaktuar shorti, që i ka vendosur serbët dhe shqiptarët në një grup, Partizani i Beogradit është i 3-ti në këtë grup sa i përket potencialit financiar dhe ekonomik.

Natyrisht, në futbollin jugosllav dhe atë serb, bardhezinjtë mbajnë rekordin, me 27 tituj kampion dhe 14 Kupa të fituara, ndërsa është është edhe finalist i mundur i Kupës, tashmë, Ligës së Kampioneve, më 1966-ën. Skuadra që do të drejtohet këtë sezon nga trajneri Mirosllav Xhukiç, aktualisht vlen mbi 20 milionë euro, ndonëse potenciali i saj i mundshëm në merkato shkon deri në 100 milionë euro. Skuadra e Partizanit i zhvillon ndeshjet në stadiumin 33 mijë vendësh që mban emrin e vetë klubit, një stadium ky i njohur për skenat e përplasjes së tifozerive në derbin me rivalen Cërvena Zvezda.

Por edhe më ato skena të shëmtuara të 14 tetorit 2014, që çuan në ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

AlbanianSport.net 03.10.2017 10:45 ASNN – Kukësi është mundur në fushën e vet nga Skënderbeu 1-2. Një humbje që duket se dhemb për të gjithë stafin drejtues, futbollistët dhe tifozët e skuadrës verilindore. Por pse u mund Kukësi në një ndeshje mjaft delikate për ecurinë e kësaj skuadre në kampionat? “Mendoj se Kukësi humbi se s’kishte

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh