Subscribe to RSS

(Video) Nën-17-vjeçarët / Kuqezinjtë e nisin me një humbje 0-1 me Italinë

Share Button

Euro-U-17-Shorti-2017

AlbanianSport.net 27.10.2016 09:45

ASNN – Një gol i vetëm i pësuar në pjesën e dytë, ka bërë që Shqipëria ta nisë me një  humbje  grupin e Eliminatoreve të Evropianit të Nën-17-vjeçarëve, pasi është mundur në Itali nga përfaqësuesja vendase. Prova e radhës për kuqezinjtë Nën-17-vjeçarë është sfida e së premtes me Serbinë.

Kombëtarja kuqezi e Nën-17-vjeçarëve e ka nisur me një humbje aventurën e saj në grupin e Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe, pasi është mundur në Itali nga përfaqësuesja vendase, me rezultatin 0-1. Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç kanë bërë një lojë kryesisht në mbrojtje përballë Italisë, që ka qenë me superiore, si në raste, ashtu edhe në lojë.

Për rrjedhojë, herë për meritë të portierit kuqezi e herë për gabimet e Nën-17-vjeçarëve italianë, pjesa e parë e kësaj ndeshjeje është mbyllur me rrjeta të paprekura. Por. në pjesën e dytë, italianët do ta gjejnë golin e epërsisë, kur në minutën e 62-të, sulmuesi i Interit, Merola, përfiton nga pasimi i saktë i Viskontit dhe e përcjell topin në rrjetë.

Shqipëria do ta ketë mundësinë për të barazuar drejt fundit, por Kraja vonohet në goditjen e tij në një situatë të volitshme brenda zonës. Përfundimisht 1-0 për Italinë dhe prova e radhës për kuqezinjtë Nën-17-vjeçarë është sfida e së premtes me Serbinë. Skuadra tjetër e grupit është Maqedonia.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:55 ASNN – Nisi me një humbje viti 2018 për Rafael Nadali. Pasi

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 17:05 ASNN – “Idea e parakalimit të dy Koreve së bashku me dy flamuj

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

AlbanianSport.net 10/01/2017 16:10 ASNN – Pasi mbrojti titullin “kampion bote” sezonin e fundit

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh