Subscribe to RSS

(Video) Nën-17-vjeçarët / Mustedanagiç shpalos strategjinë e Eliminatoreve

Share Button

AlbanianSport.net 22.04.2017 13:35

ASNN – Përfaqësuesja e Nën-17-vjeçarëve të Shqipërisë, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, ka nisur përgatitjet për Eliminatoret e “Evropianit 2018” të kësaj grupmoshe. Trajneri shprehet optimist se kuqezinjtë e vegjël do të arrijnë të kualifikohen për në turin tjetër, atë të “Elitës”. 61-vjeçari, në këtë detyrë që nga viti 2011, thekson se e kishte parashikuar rritjen e nivelit të përfaqësimit të futbollit shqiptar në Evropë, pasi është punuar profesionalisht për këtë objektiv.

Të hënën, përfaqësuesja e Nën-17-vjeçarëve të Shqipërisë, e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, do të udhëtojë niset drejt Qipros për një turne miqësor që pritet t’i shërbejë trajnerit boshnjak për përzgjedhjen  e futbollistëve më cilësorë si dhe për krijimin e një grupi sa më solid për turin eliminator të Europianit të vitit 2018. Mustedanagiçi shprehet optimist se kuqezinjtë e vegjël do të arrijnë të kualifikohen për në turin tjetër, atë Elitë.

“Grupi ku bëjmë pjesë është shumë i fortë sepse do të kemi përballë Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshteinin, – ka thënë trajneri boshnjak i kuqezinjve të vegjël. – Për të arritur kualifikimin duhet të mundim një nga dy skuadrat pretendente dhe në këtë rast mund të pretendojmë të kalojmë Kroacinë. Kjo do të jetë ndeshje kyç për ne.” Në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit do të zhvillohet një tjetër turne i rëndësishëm, në fund të të cilit do të përcaktohet grupi që do të udhëtojë drejt Kroacisë në tetor për Eliminatoret e Evropianit.

“Kemi disa mundësi për të provuar, por si provë e përgjithshme për ne do të jetë turneu që do të zhvillohet në Kazakistan, pasi pikërisht ai grup do të jetë edhe në paraeliminatoret e Evropianit që do të zhvillohen në Kroaci”, – ka thënën Mustedanagiçi.

61-vjeçari, i cili është në këtë detyrë që nga viti 2011, thekson se e kishte parashikuar rritjen e nivelit të përfaqësimit të futbollit shqiptar në Evropë, pasi është punuar profesionalisht për këtë objektiv.

“Kurrë më parë nuk kemi patur prurje kaq të mëdha nga futbolli shqiptar, – ka këmbëngulur trajneri i Kombëtares së Nën-17-vjeçarëve. – Po e lë pak modestinë dhe po ju kujtoj se kohë më parë jam shprehur se pas 4-5 viteve Shqipëria do të jetë një rol të rëndësishëm në Evropë. Dhe në të vërtetë Shqipëria u kualifikua në Evropian. Në futboll gjithçka ka kohën e vet, por duhet programim dhe punë serioze. Nëse do të punohet mirë rezultatet do të vijnë. Fëmijët shqiptarë janë talente.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

AlbanianSport.net 03.10.2017 10:45 ASNN – Kukësi është mundur në fushën e vet nga Skënderbeu 1-2. Një humbje që duket se dhemb për të gjithë stafin drejtues, futbollistët dhe tifozët e skuadrës verilindore. Por pse u mund Kukësi në një ndeshje mjaft delikate për ecurinë e kësaj skuadre në kampionat? “Mendoj se Kukësi humbi se s’kishte

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

(Video) FSHF / Shulku sqaron Kategorinë e Dytë & nisjen e së Tretës

(Video) FSHF / Shulku sqaron Kategorinë e Dytë & nisjen e së Tretës

AlbanianSport.net 03.10.2017 07:05 ASNN – Debati i lindur mbi dy skuadrat që duhet të zbrisnin

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh