Subscribe to RSS

(Video) Nën-19-vjeçarët / Shqipëria mundet nga një 11-metërsh i Irlandës

Share Button

Euro-U-19-Shorti-2017

AlbanianSport.net 06.10.2016 15:15

ASNN – Ndërkohë që në mbrëmje Kombëtarja e të rriturve përballet në Lihtenshtejn me përfaqësuesen vendase, një tjetër Kombëtare, ajo e Nën-19-vjeçarëve ka luajtur ndeshje e parë në kuadër të grupit të saj eliminator të kësaj grupmoshe. Shqipëria është mundur 0-1 nga Irlanda, në ndeshjen e luajtur në Tiranë dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Të enjten kanë nisur edhe ndeshjet e grupit të 4 Eliminator të Evropianit të Nën-19-vjeçarëve, ku Shqipëria është vendi organizator. Siç dihet, ndeshjet do të luhen në Tiranë dhe Durrës, përkatësisht në Stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Niko Dovana”. Skuadrat që bëjnë pjesë në grupin eliminator janë Gjermania, Republika e Irlandës, Gjibraltari dhe Shqipëria.
Ekipi kombëtar i Nën-19-vjeçarëve, që drejtohet nga trajnerët Arjan Bellai dhe Sulejman Demollari, është mundur në ndeshjen e parë, përballë Irlandës, duke u ndëshkuar nga një 11-metërsh i akorduar për miqtë në pjesën e parë. Në këtë takim, që luajt në drekë dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve është përpjekur përballë bashkëmoshatarëve të Irlandës, të cilët nga ana e tyre ishin më të disiplinuar taktikisht dhe më kërkues.
Fati i kësaj ndeshjeje do të vendoset në minutat e fundit të pjesës së parë, kur topi i prekur me dorë nga Doksani, ka çuar në një 11-metërsh të shndërruar në gol nga irlandezët. Pjesa e dytë nuk ka sjellë gola të tjerë dhe Shqipëria mundet kështu minimalisht në takimin e parë përballë Irlandës. Takimi i dytë është ai me 8 tetorit me Gjermaninë, ndërsa i fundit ai i 11 tetorit me Gjibraltarin.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

AlbanianSport.net 10/01/2017 12:30 … vijon nga dje Ndërsa Fondriesti deklaroi: “Sot jemi këtu vetëm për një ditë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh