Subscribe to RSS

(Video) Otranto-Vlorë, varkat me vela, në garën 3-ditore “Pilot.al Cup”

Share Button

AlbanianSport.net 24.08.2017 22:45

ASNN – Fundjava do ta kthejë aksin detar Otranto-Vlorë në arenën e një risie sa sportive, aq edhe për promovimin e turizmit. Bëhet fjalë për veprimtarinë shumëfaqëshe, Kupën “Pilot 2017” e cila do të ndërthurë lundrimin detar, garat me “mountain-bike” dhe zbritje e lira me parashutë.

Itinerari detar Vlorë-Otranto dhe anasjellas është përmendur jo rrallëherë për arsyet e gabuara, por, këtë fundjavë, ai do të jetë, për arsye të dobishme, arena e një risie sa sportive, aq edhe për promovimin e turizmit. Bëhet fjalë për veprimtarinë shumëfaqëshe, Kupën “Pilot 2017” e cila do të ndërthurë lundrimin detar, garat me “mountain-bike” dhe zbritje e lira me parashutë. Në thelb, kjo veprimtari 3-ditore, e organizuar nga Fondacioni EDS dhe Lega Navale Italiana e Otrantos, ka për synim organizimin e një  grupi varkash me vela, të shoqëruara nga ato me motor, që do të nisen nga qyteti i Otrantos, për të mbërritur në atë të Vlorës në një gare modeste midis tyre. Kjo garë ka për qëllim zhvillimin e marrëdhënieve midis këtyre qyteteve, si nga ana sportive, kulturore dhe turistike, si dy qytete shumë pranë me njëri-tjetrin. E gjithë kjo veprimtari, që do të zhvillohet nga data 25, deri më 27 gusht, do të zërë fill nga qyteti i Otrantos dhe, pasi të përshkohet kanali i Otrantos, ndalesa e parë do të jetë në ishullin e Sazanit dhe, më pas, do të vazhdohet drejt Gjirit të Vlorës dhe, më pas, mbërritja në portin e jahteve në Orikum. Të shtunën, në Gjirin e Vlorës do të zhvillohet një “regatë” brenda gjirit me pjesëmarrjen e barkave me vela italiane dhe ato shqiptare, e cila do të kurorëzohet me dhënien e çmimeve simbolike për 3 vendet e para. Gjithë veprimtaria do të shoqerohet me aktivitetite të tjera, muzikë, etj. Pjesëmarrja e konfirmuar është 30 varka me vela dhe rreth 20 varka me motor.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

AlbanianSport.net 19/04/2018 17:40 ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh