Subscribe to RSS

(Video) Përmbledhje / 2017-ta, viti kur Aeronautika shqiptare “kapi qiejt”… (I)

Share Button

AlbanianSport.net 05/01/2018 07:55

ASNN – Sporti po shikohet gjithnjë e më tepër si një mundësi e mirë e promovimit të potencialeve turistike të një vendi dhe kështu ka ndodhur edhe me Aeronautikën, e cila në 2017-tën ka patur një vit tepër të ngjeshur e të suksesshëm. Falë një bashkëpunimi mjaft të suksesshëm me Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, të gjitha veprimtaritë madhore të saj, janë sjellë për shikuesit drejtpërdrejt nga transmetuesi publik.

2017-ta mund të quhet padyshim viti i aeronautikës shqiptare, sepse, edhe me përkrahjen e një gjigandi mediatik si Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ky sport ka kapur qiellin… në kuptimin e vërtetë të fjalës. Gjithçka nisi me nënshkrimin, në fund të marsit, të kontratës midis transmetuesit publik dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës, për mbulimin e drejtpërdrejtë të Kampionati i 9-të Botëror të Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizion, që u zhvillua në Vlorë nga data, 5 deri më 14 maj 2017.

Plot 147 sportistë nga e gjithë bota do të zbarkonin në qytetin bregdetar, për një Kampionat Botëror që do të merrte vlerësimin maksimal edhe të Federatës Botërore të Aeronautikës. Në fakt, edhe ky transmetim pa ndërprerje në kanalin RTSH Sport, por, me alternime edhe në RTSH 1 HD, ka qenë një risi në vetvete sa i përket regjisë televizive.

Sepse ka ofruar pamje spektakolare të rivierës shqiptare edhe nga kamerat portative të garuesve, por edhe në koment dhe me lidhjet direkte nga Vlora. Në fakt, kjo ka qenë jo vetëm një veprimtari sportive me kujdesin e vecantë të Federatës Botërore të Aeronautikës, por edhe një mundësi e artë për promovimin e turizmit shqiptar dhe bukurive që të ofron riviera e bregdetit shqiptar.

Sporti po shikohet gjithnjë e më tepër si një mundësi e mirë e promovimit të potencialeve turistike të një vendi dhe kështu ka ndodhur edhe me Aeronautikën. Dhe pasi ka organizuar në maj Kampionatin Botëror të  Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizion, Federata Shqiptare e Aeronautikës ka organizuar në Vlorë edhe Kampionatin e 7-të Kombëtar të kësaj disipline.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

Volejboll / Risia e Federatës, një kanal për transmetim direkt në Internet

AlbanianSport.net 19/04/2018 19:50 ASNN – Federata Shqiptare e Volejbollit duket se është ndër institucionet

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

Atletikë / Skënderbeu & Vllaznia, kampionet e moshës deri në 18 vjeç

AlbanianSport.net 19/04/2018 17:40 ASNN – Skënderbeu për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë

Peshëngritje / Kampionati Kombëtar i Moshave, gjithçka gati

Peshëngritje / Kampionati Kombëtar i Moshave, gjithçka gati

AlbanianSport.net 19/04/2018 13:20 ASNN – Peshëngritja shqiptare bëhet gati për Kampionatin e Moshave,

Volejboll – Të Rinj / Farka Volej & Skënderbeu, të sigurt hapat e parë

Volejboll – Të Rinj / Farka Volej & Skënderbeu, të sigurt hapat e parë

AlbanianSport.net 17/04/2018 14:20 ASNN – Në fundjavë, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet

Pingpong / Teuta, kampione e dyfishtë e Shqipërisë për Nën-15-vjeçarët

Pingpong / Teuta, kampione e dyfishtë e Shqipërisë për Nën-15-vjeçarët

AlbanianSport.net 17/04/2018 13:25 ASNN – Pingpongu shqiptar, sipas informacionit që ka përcjellë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh