Subscribe to RSS

(Video) Përmbledhje / 2017-ta, viti kur Aeronautika shqiptare “kapi qiejt”… (II)

Share Button

AlbanianSport.net 06/01/2018 11:10

…vijon nga dje

ASNN – Falë një tjetër bashkëpunimi mjaft të suksesshëm me Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, kjo veprimtari, është sjellë për shikuesit drejtpërdrejt nga transmetuesi publik, duke treguar edhe një herë vëmendjen e këtij institucioni në drejtim të sportit dhe eventeve më të rëndësishme të tij.  Edhe ky transmetim i drejtpërdrejtë dhe ekskluziv të këtij kampionati ka ndërthurur me komentin e drejtpërdrejtë, me intervistat e herëpashershme me protagonistët.

Po kështu, u ka ofruar shikuesve kënde mjaft interesante të Rivierës shqiptare, të gërshetuara me emocionet sportive. Ndërkaq, aeronautika shqiptare, e drejtuar nga presidenti Renis Tërshana, Sekretari i Përgjithshëm, Artion Vreto, dhe drejtori teknik Alket Islami, e ka mbyllur vitin 2017 në aktivitet. Ka qenë pikërisht turneun “Korça Open”, që u mbajt në fundjavën e parafundit të vitit dhe ishte edhe si një parapërgatitje për Kupën e Botës më 2018-ën.

Në të kanë marrë pjesë 43 pilotë, të cilët kanë përfaqësuar jo vetëm Shqipërinë dhe Kosovën, por dhe Greqinë, Anglinë, Serbinë etj. Madje të gjithë të pranishmit kanë shijuar bardhësinë e borës, apo pamjet piktoreske të juglindjes, sidomos ato të Malit të Moravës. Pavarsisht se kushtet jo të mira atmosferike ndikuan në ditën e parë, dita e dytë ka parë një garim normal, duke shpallur, pas 3 tureve, madje edhe një fluturim shtesë, fituesit.

Ndërkohë në këtë festë të aeronautikës shqiptare nuk kanë munguar edhe personazhe të sportit dhe politikës. Madje i pranishëm ka qenë edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, që si një korçar, për më tepër ish-Kryetari i Bashkisë së Korçës, jo vetëm që ka rrëfyer pse njerëzit e duan dhe e frekuentojnë qytetin e juglindjes, por ka dhënë dhe lajmin më të mirë. “Kupa e Botës 2018, – ka thënë Peleshi, – do të mbahet pikërisht në Korçë”.

Nuk është pak, sepse aeronautika shqiptar ka kaluar një Kampionat Botëror në Llogara, sikurse dhe një kampionat kombëtar, që ishte së bashku me Vlora Open. Të gjitha këto aktivitete, duke premtuar se dhe më 2018-ën, aeronautika do të jetë përsëri në ekranin e televizorit, kanë qenë paketë e programeve sportive në Rrjetin e RTSH-së. Për këtë arsye, aeronautika shqiptare premton të fluturojë edhe më lart në 2018-ën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:55 ASNN – Nisi me një humbje viti 2018 për Rafael Nadali. Pasi

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 17:05 ASNN – “Idea e parakalimit të dy Koreve së bashku me dy flamuj

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

AlbanianSport.net 10/01/2017 16:10 ASNN – Pasi mbrojti titullin “kampion bote” sezonin e fundit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh