Subscribe to RSS

(Video) Peshëngritja “hyn në ujë”, Shqipëria i rëndohet shtanga në Olimpiadë

Share Button

AlbanianSport.net 24.07.2017 11:35

ASNN – Dopingu është shndërruar në një gangrenë të sportit në mbarë botën, e sidomos në peshëngritje dhe tanimë ky sport po rrezikon edhe të ardhmen e tij olimpike. Të 28 sportet kryesore që do të jenë pjesë e programit të “Tokio 2020”, përfshirë edhe peshëngritjen, janë njoftuar se do të mbeten të tilla edhe për Olimpiadën e 2024-ës. Një gjë e tillë u konfirmuar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, por me dy kushte kryesore.

“Të gjithë duhet të respektojnë Kartën Olimpike si dhe Kodin Botëror të Anti-Dopingut”, – tha Bahu, i cili theksoi më tej se “Federata Botërore e Peshëngritjes ka kohë deri në dhjetor të 2017-ës që të dorëzojë një raport bindës se si do ta adresojë problemin e dopingut në masë me të cilin po përballet ky sport”. Duke reaguar ndaj këtij kërcënimi, kreu i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Tamash Aján, i rizgjedhur në këtë post për herë të 5-të në maj të këtij viti, premtoi se ai dhe organizmi që ai drejton është e vendosur që të përballet seriozisht me këtë çështje, në më tepër se një front.

Nga ribërja e analizave të Olimpiadës së 2008-ës në Pekin dhe 2012-ës në Londër, plot 49 peshëngritës rezultuan pozitiv për doping, nga të cilët 30 prej tyre ishin medalistë. Ky nuk është një lajm aspak i mirë për peshëngritjen shqiptare, që është sporti më i suksesshëm në arenën ndërkombëtare, por që është goditur rëndë gjatë këtyre viteve të fundit nga problemet me dopingun. Një tjetër lajm i keq për peshëngritjen shqiptare është ai se muajin e shkuar u bë e ditur se peshëngritja ka humbur 64 quota sportistësh për “Tokio 2020”-ën.

Tanimë, vetëm 196 sportistë do të garojnë në kryeqytetin japonez, çka nënkupton shanse më të vogla për shtangistët shqiptarë. Sikur të mos mjaftonte kjo, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e hodhi poshtë propozimin për të shtuar një kategori peshe të peshëngritjes për femrat, ndërsa hoqi edhe një kategori peshe te meshkujt, që mbetet ende për t’u përcaktuar se cila do të jetë. Me pak fjalë, shtanga bëhet akoma më e rëndë për peshëngritjen shqiptare, që deri më tani ka synuar medaljen e parë olimpike…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15 ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35 ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin

KOKSH / Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh me Poloninë

KOKSH / Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit dypalësh me Poloninë

AlbanianSport.net 29/11/2017 15:15 ASNN – Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka firmosur marrëveshjen

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh