Subscribe to RSS

(Video) Peshëngritje / Shqipëria, me 5 sportistë në SHBA, shanse për medalje në Botëror

Share Button

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:15

ASNN – Veprimtaria më madhore e peshëngritjes, Kampionati Botëror i Të Rriturve dhe Të Rriturave, që do të mbahet në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka nisur të martën dhe do të ulë sipari më 5 dhjetor 2017. Në këtë Kampionat Botëror, Shqipëria do të marrë pjesë me 5 prej sportistëve të saj më të mirë, ndërsa mungesa e vizës amerikane i ka mohuar vendin në këtë botëror peshëngritësit Daniel Godelli.

Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, kombëtare apo ndërkombëtare, edhe ky  Kampionati Botëror i Peshëngritjes për Të Rritur do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ndonëse oraret janë paksa të papërshtashme për Shqipërinë. Kështu, duke gdhirë 1 dhjetori, nga ora 05:00, deri në orën 07:00 të mëngjesit, do të ngjitet në pedanë Evagjeli Veli.

Ajo do të garojë në kategorinë e peshës trupore deri në 58 kg femra. Duke gdhirë 2 dhjetori, nga ora 05:00, deri në orën 07:00 të mëngjesit, do të ngjitet në pedanë Briken Calja, që do të garojë në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg për meshkuj. Në mbrëmjen e 2 dhjetorit, nga ora 21:00, deri në orën 23:00, Erkand Qerimaj do të garojë në kategorinë e peshës trupore deri në 77 kg meshkuj.

Në orët e para të mëngjesit të 3 dhjetorit do të garojë fillimisht Romela Begaj, në 69 kg për femra, ndërsa menjëherë pas saj do të ngjitet në pedanë Krenar Shoraj, do të garojë në baterinë B të kategorinë e peshës trupore deri në 85 kg meshkuj. Duhet theksuar se shanset e peshëngritësve shqiptarë në këtë Botëror janë rritur, pas përjashtimit të 9 vendeve për shkak të problemeve me dopingun.

Këto vende janë Rusia, Kina, Kazakistani, Armenia, Turqia, Moldavia, Ukraina, Bjellorusia d Azerbajxhani. Ndërkaq, edhe disa sportistëve nga Irani, Koreja e Veriut dhe Venezuela u është mohuar viza amerikane dhe bashkë me të, edhe pjesëmarrja në këtë Botëror.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

(Video) Tirana “hakmerret” ndaj Vllaznisë, e mund 2-0 në sfidën e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 19:55 ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

Volejboll / FSHV-ja, “Mirënjohje” për 17 figurat e rrjetës shqiptare ndër vite

AlbanianSport.net 29/11/2017 18:35 ASNN – Kupa e Pavarësisë në volejboll është fituar nga Shqipëria.

Kamza-Teuta 1-1, durrsakët marrin një gol të vyer në duelin e Kupës

Kamza-Teuta 1-1, durrsakët marrin një gol të vyer në duelin e Kupës

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:55 ASNN – Ka qenë një ndeshje që premtoi shumë që në nisje të saj,

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

Basketboll – Meshkuj / Fiton Tirana, por Skëndaj shënon i vetëm 39 pikë

AlbanianSport.net 29/11/2017 17:15 ASNN – Tirana ka fituar ndaj Barleti-Eagles me 59 pikë diferencë.

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

Volejboll / Flasin trajnerët kuqezi, Martiri & Bardhi, pas triumfit me Kosovën

AlbanianSport.net 29/11/2017 16:35 ASNN – Trajneri i Kombëtares së femrave të volejbollit, Altin

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh