Subscribe to RSS

(Video) Po vijnë gjermanët… Pse “Nike” ka rënë dhe “adidas”-i po rritet …

Share Button

Marrë nga Revista “TIME” 12.06.2017 10:40

Gjermanët janë yje të sportit. Ata janë kampionët në fuqi të botës në futboll, kanë dominuar në Lojërat e fundit Olimpike dhe, kohët e fundit, po shkojnë larg edhe sa i përket konkurrimit në biznesin e veshjeve dhe pajimeve sportive. Moda e veshjeve aktive të së shkuarës (Retro) është rikthyer sërish dhe ky është një lajm i mirë për gjiganden gjermane të prodhimit të atleteve “adidas”.

Shitjet e modelit klasik të “adidas”-it, “Superstar”, u rritën 6-fish në 2016-ën, duke e bërë atë atleten më të shitur në SHBA, një privilegj ky i rezervuar për mëse një dhjetëvjeçar nga “Nike”. Dhe jo vetëm kaq, por shitjet e modelit “Stan Smith” të “adidas”-it u rritën 5-fish.

“Cikli i modës në të cilin jemi, që është i përditshmërisë, por edhe të shkuarës (casual and retro), i shkon shumë për shtat “adidas”-it”, – thotë Mat Pauell, analisti i industrisë sportive të Grupit “NPD”. Për një vit të tërë, rritja e shitjeve të “adidas”-it në Amerikën e Veriut i ka lënë prapa konkurrentët “Nike” (NKE, +0.52%) dhe “Under Armour” (UAA, -0.82%).

Vetëm gjatë 3-mujorit të fundit, shitjet e “adidas”-it “fluturuan” në nivelin 31%, duke kapur shifrën 1.1 miliardë dollarë amerikanë dhe kreu i saj ekzekutiv (CEO), Kasper Rorsted, premton se rritja e këtij gjigandi do ta lërë prapa pjesën tjetër të tregut të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe për 2017-ën.

Tre “të mëdhenjtë” e Amerikës së Veriut nuk janë aspak në formën e tyre më të mirë. “Nike” po vuan uljet e konsiderueshme të filialeve të autorizuara të shpërndarjes, “Under Armour” u dëmtua nga falimentimi i “Sports Authority”, kurse trafiku i klientëve të “Lululemon Athletica” ka marrë tatëpjetën.

Me pak fjalë… po vijnë gjermanët…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Xhudo / Majlinda Kelmendi nis rikuperimin në Slloveni, Kuka synon Tokion

Xhudo / Majlinda Kelmendi nis rikuperimin në Slloveni, Kuka synon Tokion

Gjergj Vyshka 21.09.2017 13:25 Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se kampionia olimpike në xhudo,

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

Basketboll – Meshkuj / Prishtina e nis me humbje Ligën e Kampioneve

AlbanianSport.net 21.09.2017 12:30 ASNN – SIGAL Prishtina e ka nisur me humbje në Ligën e Kampioneve

(Video) Çiklizëm / Anxhaku: Rreth edhe për të rinjtë, sytë nga “Tokio 2020”

(Video) Çiklizëm / Anxhaku: Rreth edhe për të rinjtë, sytë nga “Tokio 2020”

AlbanianSport.net 21.09.2017 11:35 ASNN – Një Rreth Çiklistik të Shqipërisë posaçërisht për grumoshën

(Video) Këshilla e De Biazit: Luani futboll italian si… Shqipëria ime!

(Video) Këshilla e De Biazit: Luani futboll italian si… Shqipëria ime!

AlbanianSport.net 21.09.2017 10:40 ASNN – Xhovani De Biazi ka një këshillë për skuadrat e vogla

Leonard Nika, “kampioni” shqiptar që po dominon në garat e sërfit në Itali

Leonard Nika, “kampioni” shqiptar që po dominon në garat e sërfit në Itali

Gjergj Vyshka 21.09.2017 09:45 Për herë të fundit në Sardenja, ndërsa është 8 herë “kampion”

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh