Subscribe to RSS

(Video) Portugalia / Santos: Na kanë nënvlerësuar gjithmonë, por ne besojmë

Share Button

AlbanianSport.net 12.06.2017 08:50

ASNN – Trajneri portugez, Fernando Santos, beson se skuadra e tij ka potencialin për ta bërë të vetën edhe trofen e Kupës së Konfederatave, që do të nisë pas pak ditësh në Rusi. Ndeshjet e Kupës së Konfederatave 2018, luhen nga data 17 qershor, me “uverturën” Rusi-Zelandë e Re, deri në finalen e 2 korrikut 2017 dhe do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Kampionia në fuqi e Evropës, Portugalia do të marrë pjesë për herë të parë në Kupën e Konfederatave, që do të nisë pas pak ditësh në Rusi dhe trajneri Fernando Santos po u jep dorën e fundit përgatitjeve për këtë veprimtari. Në ndeshjen e saj të parë, Portugalia përballet me Meksikën dhe për Santosin, asnjë kundërshtar nuk duhet nënvlerësua.

“Ne gjithmonë shkojmë në çdo ndeshje me vendosmërinë, por edhe me përunjësinë e nevojshme për të njohur vlerën e kundërshtarit tonë, por edhe me besimin që ne kemi në vetvete, të ndërgjegjshëm se mund të përballemi me çfarëdolloj kundërshtari me këtë shpirt dhe me këtë ambicie”, – ka deklaruar ai. Trajneri portugez beson se skuadra e tij ka potencialin për ta bërë të vetën edhe këtë trofe.

“Unë e thashë edhe para një viti, gjatë përgatitjeve për Kampionatin Evropian “Francë 2016”, që Portugali do të shkonte atje për ta fituar atë. Portugali nuk ishte një nga favoritet, por ishte një nga kandidatet që do të përpiqej ta fitonte atë Evropian, – ka kujtuar Santosi. Dhe nëse e kisha këtë siguri në vetvete atëherë, pse të mos e kem edhe tani. Është e qartë që kam të njëjtën siguri në vetvete tani, ashtu siç e kisha edhe në të shkuarën.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

(Video) Luftëtari / Humb miqësoren e parë turke, 1-2 me Trabzonsporin

(Video) Luftëtari / Humb miqësoren e parë turke, 1-2 me Trabzonsporin

AlbanianSport.net 10/01/2017 10:40 ASNN – Luftëtari ka parashikuar në axhendën e tij të fazës stërvitore

(Video) Episod i pashoq… sepse edhe motorët kanë tekat e tyre (?!)

(Video) Episod i pashoq… sepse edhe motorët kanë tekat e tyre (?!)

AlbanianSport.net 09/01/2017 17:05 ASNN – I pazakontë ka qenë episodi që ka ndodhur në këtë garën

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh