Subscribe to RSS

(Video) Retro / Kur Prishtina mposhtte Partizanin e Beogradit…

Share Button

AlbanianSport.net 05/01/2018 17:05

ASNN – Pamjet që na ka risjellë pas mëse 30 vitesh Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në një postim në rrjetin social “Facebook”, na kanë rikthyer një ndeshje të paharruar të Prishtinës me Partizanin e Beogradit. Sfida të tilla ishin atëherë shumë më shumë sesa vetëm futboll dhe si të tilla, ishin shpesh revolta e të shtypurit ndaj sunduesit. Çka e bën këtë fitore, edhe më drithëruese, edhe sot, pas mëse 3 dhjetëvjeçarësh.

Kosova e futbollit është tanimë një realitet i prekshëm dhe i njohur edhe ndërkombëtarisht. Por para saj ishte një Kosovë tjetër, një Kosovë edhe më brilante e futbollit, një Kosovë që edhe pse vjen në rezolucion të dobët filmik, atje në fushën e blertë ishte një rezolucion i cilësisë më të lartë, asaj HD. Pamjet që na ka risjellë pas mëse KOK-u na sjellin një ndeshje të paharruar të Prishtinës me Partizanin e Beogradit.

Sfida të tilla ishin atëherë shumë më shumë sesa vetëm futboll dhe si të tilla, ishin shpesh revolta e të shtypurit ndaj sunduesit. Prandaj edhe fitorja shijonte më tepër, siç ndodhi në këtë ndeshje të mesit të viteve 1980, kur ekipi i kryeqytetit të Kosovës mundi atë të kryeqytetit të Serbisë dhe Ish-Jugosllavisë. Goli nga goditja e lirë e specialistit Fadil Muriqi i dhuroi Prishtinës një fitore minimale në prani të 30 mijë vetëve.

Por edhe përballë një kundërshtari që simuloi turpshëm për të marrë një 11-metërsh në pamundësi të gjetjes së golit në rrugë të ndershme. Çka e bën këtë fitore, edhe më drithëruese, edhe sot, pas mëse 3 dhjetëvjeçarësh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

Dopingu / Mutko apelon në CAS vendimin për përjashtimin përjetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 15:15 ASNN – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar kërkesën e apelimit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

(Video) Ski / Erjon Tola rrëfen “Pjongçeng 2018”-ën e tij, synon historinë

AlbanianSport.net 10/01/2017 13:25 ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

Çiklizëm / Dyrrotaket, mes skuadrës së dytë, Zhupës dhe femrave (IV)

AlbanianSport.net 10/01/2017 12:30 … vijon nga dje Ndërsa Fondriesti deklaroi: “Sot jemi këtu vetëm për një ditë

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh