Subscribe to RSS

(Video) “Shtegu i Gjelbër 2018”, pjesëmarrje masive & itinerar sfidues

Share Button

AlbanianSport.net 06/01/2018 09:00

ASNN – Më 7 janar 2018 do të mbahet në kryeqytet gara e “Shtegut të Gjelbër”, e cila, në këtë edicion të 3-të sjell një numër risish dhe një pjesëmarrje rekord. Organizatorët e kësaj veprimtarie kanë konfirmuar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se kuota e parashikuar për 100 garues është përmbushur tashmë, ndërsa pjesa e mbetur do të konkurrojnë në mënyrë të pavarur, jashtë gare.

Ky edicioni i 3-të i “Shtegut të Gjelbër” do të përshkruajë një itinerar prej 63 km dhe gjithçka do të nisë nga Sheshi “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar më pas nëpër Kodrat e Liqenit, drejt Kurorës së gjelbër të kryeqytetit dhe për të mbërritur në Petrelë, ku do të jetë edhe “Check-point”-i, apo stacioni i parë i kronometrimit.

Stacioni i dytë është ai i Durishtit, i ndjekur më pas nga “Check-point”-i i kilometrit 25, përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan, e për të vijuar me stacionet e tjera të kronometrimit në Kakunjë, në Koçaj pranë Baldushkut, në Rodhje dhe për ta mbyllur kronometrimin në finishin e Mulletit, ndërsa mbërritja për publikun do të jetë sërish Sheshi “Skënderbej” në Tiranë.

Sipërfaqja e garimit do të variojë nga argjila, asfalti, çakulli, bari, dheu apo përzierjet e ndryshme të këtyre elementëve, ndërsa lartësia e garimit do të luhatet nga 100, në 2000, në 400 e deri mbi 800 metra mbi nivelin e detit, që përkon me “Check-point”-in e 3-të, atë të km 25 në Qafë-Krrabë.

Për organizatorët e kësaj gare të çiklo-krosit, Fondacionin EDS, biçikleta është një zgjidhje e shëndetshme në një qytet me një trafik të rënduar si Tirana. Për këtë arsye, “Shtegu i Gjelbër” është më shumë sesa thjesht një garë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:55 ASNN – Nisi me një humbje viti 2018 për Rafael Nadali. Pasi

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 17:05 ASNN – “Idea e parakalimit të dy Koreve së bashku me dy flamuj

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

AlbanianSport.net 10/01/2017 16:10 ASNN – Pasi mbrojti titullin “kampion bote” sezonin e fundit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh