Subscribe to RSS

(Video) “Shtegu i Gjelbër”, malazezi Muliç bën “bis” në edicionin e 3-të

Share Button

AlbanianSport.net 06/01/2018 19:30

ASNN – Gara e çiklokrosit, e njohur ndryshe si “Shtegu i Gjelbër”, është zhvilluar të dielën me praninë 100 garuesve. Kjo garë ka përshkruar një itinerar prej 63 km, ndërsa për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kjo është nisja më e mirë për një vit të ri. Fitues, për të dytin sezon radhazi, u shpall malazezi Demir Muliç.

Është zhvilluar sot në kryeqytet gara e “Shtegut të Gjelbërt”, e cila, në këtë edicion të 3-të ka sjell një numër risish dhe një pjesëmarrje rekord prej 100 garuesish. Kjo garë ka nisur nga Sheshi “Skënderbej” dhe pjesëmarrësit kanë përshkruar një itinerar prej 63 km.

Për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kjo është nisja më e mirë për një vit të ri. Për organizatorët e kësaj gare të çiklo-krosit, Fondacionin EDS, nisma të tilla e bëjnë kryeqytetin më të bukur dhe më të shëndetshëm. Pjesëmarrësit në këtë garë kanë variuar nga të gjitha moshat, ndërsa ka patur edhe konkurrentë të huaj.

Në përfundim të garimit, vendin e parë e fitoi malazezi Demir Muliç, i cili i përshkoi 57 km e kronometrimit në 2 orë, 50 minuta e 52 sekonda. Ai la prapa dy çiklistët shqiptarë, Orgest Noka dhe Gëzim Bali, ndërsa në përfundim të garimit, ai shprehu kënaqësinë e mbrojtjes së titullit të fituar vjet.

“Jam shumë i kënaqur me triumfin për të dytin vit radhazi dhe duhet theksuar se këtë radhë, fitorja ishte disi më e lehtë edhe për shkak të kushteve të favorshme atmosferike, por edhe për shkak të njohjes së terrenit, – ka thënë Muliçi. – Përgëzimet e mia shkojnë për organizatorët, që këtë radhë kishin bërë një organizim të shkëlqyer të garës, ndërsa edhe itinerari ishte i parametrave ndërkombëtarë.”

“Do të vij prapë në Shqipëri dhe në Tiranë dhe jo vetëm për të garuar, por edhe për turizëm”, – ka përfunduar fituesi i edicionit të 3-të të “Shtegut të Gjelbër”. E gjithë kjo garë e ka shndërruar një pjesë të Sheshit “Skënderbej” në kryeqytet në një festë familjare dhe sportive për të gjithë pjesëmarrësit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

Tenis / Nadal mundet, por s’shqetësohet: Jam gati për “Australian Open”

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:55 ASNN – Nisi me një humbje viti 2018 për Rafael Nadali. Pasi

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

Atletikë / Meta pret kampionin Smajlaj, i uron fat në 2018-ën

AlbanianSport.net 10/01/2017 18:00 ASNN – Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

Olimpiada / Malago: Dy Koretë mundën botën, u bashkuan vetë

AlbanianSport.net 10/01/2017 17:05 ASNN – “Idea e parakalimit të dy Koreve së bashku me dy flamuj

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

Moto GP / Markez: Do ta mbroj titullin, por do të jetë e vështirë

AlbanianSport.net 10/01/2017 16:10 ASNN – Pasi mbrojti titullin “kampion bote” sezonin e fundit

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

(Video) 2017-ta, një vit i tersët për të qenë portier…? Hidhini një sy…

AlbanianSport.net 10/01/2017 14:20 ASNN – 2017 duket se nuk ka qenë një vit edhe i këndshëm për

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh