Subscribe to RSS

(Video) Shtrumica, “sfida” e Maqedonisë për stadiumin & absurdi i UEFA-s

Share Button

AlbanianSport.net 24.07.2017 13:25

ASNN – Shqipëria do të përballet me Maqedoninë në shtator, në një ndeshje të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2018, që mund të vendosë mjaft sa i përket vendit të 3-të në grup. Por përzgjedhja e stadiumit nga ana e palës maqedonase ka krijuar polemika, për më tepër që, përkundër vërejtjeve që ka patur UEFA, vetë organizmi që qeveris futbollin kontinental e ka miratuar këtë përzgjedhje.

Në një spot promocional të turizmit në Maqedoni, ndër të tjera, duke synuar joshjen e të huajve, thuhet se Shkupi është vetëm 297 km nga porti i Durrësit. Të bën përshtypje ky fakt teksa është bërë e ditur se ndeshja e shtatorit midis Maqedonisë dhe Shqipërisë është degdisur të luhet në Stadiumin “Mladost” të Shtrumicës. Pra, kur u intereson, fqinjëve tanë lindorë u duket Shqipëria aq e afërt, sa na përfshijnë edhe në promovimin e turizmit të tyre. Ndërsa kur nuk u intereson, një ndeshje të vështirë, që mund të rezultojë përcaktuese në vendin e 3-të në një grup me 4 herë kampionen e botës, Italinë, dhe një herë kampionen e botës, Spanjën, vendosin ta luajnë në skajin më lindor të vendit, në kufi me Bullgarinë. Në fakt, ky vendim ka shtangur edhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila ka bërë edhe një sqarim zyrtar. “Nisur edhe nga rethanat e një ndeshje delikate UEFA ngriti një grup inspektimi të sajin për të parë edhe stadiumin e Strumicas, një impiant që nuk përputhet aspak për standartet ndërkombëtare të zhvillimit të ndeshjes eliminatore zyrtare”, – shkruhet ndër të tjera në sqarimin e organizmit që qeveris futbollin shqiptar, e cila vijon: “Në konfirmin e tyre të mëvonshëm, si dhe pas inspektimit të grupit të punës, UEFA vendosi që për arsye sigurie ndeshja zyrtare eliminatore e shtatorit MAQEDONI-SHQIPËRI të luhet në stadiumin e Strumicas, dhe jo në Shkup, pasi në argumentin e tyre, ata kishin më shumë primare garancinë e sigurisë për tifozët, gjë për të cilën ishin më shumë të sigurtë në Strumica, se sa në Shkup, në stadiumin “Filipi i 2-të. Dhe për këtë ajo ka marrë garancitë përkatëse.” FSHF ndërkaq i është drejtuar vetëm para pak ditësh Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, për këtë shqetësim, më pas edhe Drejtorisë për Sigurinë e Stadiumeve në UEFA, ku i përcolli edhe shqetësimin në lidhje me këtë vendim, për zhvillimin e ndeshjes, në një impiant ku nuk i plotëson standartet ndërkombëtare, por që sipas korrespondencës, dhe pas inspektimit u vendos që për arsye sigurie të luhet atje. Me pak fjalë, ky stadium modern dhe i përmasave evropiane, 34,000 vendësh, nuk i përmbush dot kërkesat e organizmit që qeveris futbollin kontinental, për sigurinë e tifozëve, ndërsa ky tjetri, të cilin po jua lëmë shikuesve ta gjykojnë, e ku Shqipëria do të ketë të drejtën e vetëm 325 biletave, sepse është vetëm 6,500-vendësh, nuk i përmbush.

Natyrisht, caktimi i stadiumit është e drejtë ekskluzive e vendit mikpritës dhe nuk është sekret që zgjidhet një stadium sa më pak i volitshëm për kundërshtarin, por zgjedhja e një stadiumi të tillë për një ndeshje ndaj Shqipërisë, të sjell ndërmend incidentet e 2011-tës apo edhe më herët në Prilep, ku nuk munguan koret raciste anti-shqiptare…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

(Video) Volejboll – Meshkuj / Redi Koçi e nis 3 fitore & një humbje në Finlandë

AlbanianSport.net 03.10.2017 13:30 ASNN – Shtatlarti shqiptar, Redi Koçi, ka debutuar me 3 fitore

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

(Video) Kërcimi i erës, sfida sportive që përbuz rëndesën & përqafon artin

AlbanianSport.net 03.10.2017 12:35 ASNN – Quhet kërcimi i erës dhe është risia më e fundit për ata që dëshirojnë të sfidojnë

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Basketboll / FSHB: Testimi i gjyqtarëve të tavolinës, vetëm 4 ekipe përgjigjen

Gjergj Vyshka 03.10.2017 11:40 Gjyqtarët e tavolinës në basketbollin shqiptar gjithnjë kanë qenë

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

Kukësi / Milinkoviç: Me Skënderbeun s’kishim mesfushë, vuajmë mendërisht

AlbanianSport.net 03.10.2017 10:45 ASNN – Kukësi është mundur në fushën e vet nga Skënderbeu 1-2. Një humbje që duket se dhemb për të gjithë stafin drejtues, futbollistët dhe tifozët e skuadrës verilindore. Por pse u mund Kukësi në një ndeshje mjaft delikate për ecurinë e kësaj skuadre në kampionat? “Mendoj se Kukësi humbi se s’kishte

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

(Video) Futbollistet femra sfidojnë homologët meshkuj sa i përket spektaklit

AlbanianSport.net 03.10.2017 08:55 ASNN – Debati i lashtë sa vetë jeta për aftësitë e meshkujve dhe

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Senior Editor
Gjergj Vyshka

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh