Subscribe to RSS

(Video) Skënderbeu / Nesër drejt Turqisë, miqësore luksi me Beshiktashin

Share Button

AlbanianSport.net 05/01/2018 21:15

ASNN – Në fazën përgatitore që do të zhvillojë në Turqi, Skënderbeu do të stërvitet për 11 ditë dhe gjatë kësaj periudhe ka planifikuar të zhvillojë edhe 3 miqësore. Më 8 janar 2018, korçarët do të sfidojnë fillimisht skuadrën turke të Bursasporit, ndërsa 4 ditë më pas, do të përballen me kampione në fuqi të Turqisë, Beshiktashin, me të cilët Skënderbeu është ndeshur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në 2015-ën.

Pas një viti fantastik dhe shumë të suksesshëm siç ishte 2017-ta, ku  ka shijuar një paraqitje relativisht edhe më të mirë sesa në sezonin e saj të parë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, por edhe ka dominuar në gjysmën e parë të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Skënderbeun tashmë është koha për të shijuar pushimet.

Megjithatë, edhe pse sapo ka përfunduar kampionati për këtë vit, ku pas 16 javësh kryeson i shkëputur në kuotën e 37 pikëve, 9 më shumë sesa ndjekësja më e afërt, Flamurtari, dhe 10 më tepër sesa kampionia në fuqi, Kukësi, klubi korçar ka bërë zyrtar kalendarin përsa i përket minifazës përgatitore të dimrit. Kështu, menjëherë pas festave të fundvitit, më 3 janar 2017, skuadra e trajnerit Ilir Daja është grumbulluar në kompleksin “Tropikal”.

Dhe pas 3 ditësh stërvitjeje në Durrës, do të udhëtojë drejt Turqisë për të vazhduar seancat stërvitore në Antalia. Sipas informacionit të bërë publik nga klubi korçar, në këtë fazë përgatitore në Turqi, Skënderbeu do të stërvitet për 11 ditë dhe gjatë kësaj periudhe ka planifikuar të zhvillojë edhe 3 miqësore. Më 8 janar, korçarët do të sfidojnë fillimisht skuadrën turke të Bursasporit.

Ndërsa 4 ditë më pas, do të përballen me kampione në fuqi të Turqisë, Beshiktashin, me të cilët Skënderbeu është ndeshur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në debutimin e saj historik në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, në 2015-ën. Ndërkaq, miqësorja e fundit do të jetë ajo ndaj rumunëve të Viitorulit, më 15 janar, ndërsa Skënderbeu pritet të kthehet në Shqipëri më 17 janar 2018.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

Erzeni bën “bis”, titulli më pranë, gjithçka vendoset të dielën

AlbanianSport.net 19/04/2018 22:00 ASNN – Erzeni ka bërë “bis”, duke e fituar edhe duelin e dytë

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

Tirana & Teuta nuk gabojnë, sigurojnë duelin për kurorën e “kampiones”

AlbanianSport.net 19/04/2018 20:55 ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për meshkuj ka

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

Basketboll – Femra / Tirana e mposht Goga Basket edhe në shtëpi

AlbanianSport.net 19/04/2018 18:45 ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

Basketboll – Femra / Vllaznia triumfon në “play out” ndaj Apolonisë

AlbanianSport.net 19/04/2018 15:30 ASNN – Apolonia është mposhtur edhe në ndeshjen e radhës

Peshëngritje / Kampionati Kombëtar i Moshave, gjithçka gati

Peshëngritje / Kampionati Kombëtar i Moshave, gjithçka gati

AlbanianSport.net 19/04/2018 13:20 ASNN – Peshëngritja shqiptare bëhet gati për Kampionatin e Moshave,

  

banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh